Ky është momenti kur policia ka arrestuar një nga autorët e krimit në Fier, ku një 17-vjeçar u godit për vdekje me thikë paraditen e sotme (11 mars).
Advertisements
Siç shihet në video, autori i dyshuar shoqërohet drejt mjetit të policisë nga uniformat blu dhe më pas i vendosen prangat.
Advertisements
Adoleshenti u dërgua në spital, por nuk arriti që t’i mbijetojë plagëve të marra.
Fillimisht, katër personat e përfshirë në sherr u përleshën fizikisht dhe më pas një prej tyre ka nxjerrë thiken duke goditur për vdekje të riun.
Dyshohet se autorët e ngjarjes janë dy vëllezër dhe një prej tyre është arrestuar nga policia në vendngjarje.