EMRAT/ Krim i rëndë sonte edhe në Durrës, plagosen me thika 2 vëllezër

by editor

Dy vëllezër, Marvin dhe Klajdi Bashkehysa, janë plagosur sonte në Durrës pasi u goditën me thika nga persona të cilët u zhdukën nga vendngjarja, raporton noa.al.

Policia tha në një komunikim pak më parë se në lagjen nr. 5, si pasojë e një konflikti janë dëmtuar me mjet prerës, Marvin Bashkehysa 38 vjeç dhe Klajdi Bashkehysa, 35 vjeç (vëllezër).

Advertisements

Të dy këta vëllezër janë dërguar dhe ndodhen në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe pas veprimeve të shpejta në vendngjarje dhe sigurimit të informacionit, kanë bërë të mundur identifikimin e njërit prej autorëve të dyshuar, shtetasit R. F., 37 vjeç.

Advertisements

Vijon intensivisht puna për kapjen e tij.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për identifikimin e autorit tjetër, zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit. /noa.al

Advertisements

You may also like