Të tjera detaje janë mësuar nga ngjarja e rëndë në Shkodër, ku u plagosën dy të rinjtë Gjergj Ndërshtiqa dhe kunati i tij Gjon Nika.
Advertisements
Për fat të mirë të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën ndërsa kanë nga dy plumba secili në trup.
Advertisements
Në momentin kur autorët e dyshuar kanë nisur që të qëllojnë, dy te plagosurit kanë dalë menjëherë nga automjeti dhe kanë nisur të vrapojnë në tokat afër vendit të ngjarjes duke arritur që të shpëtojnë.
Rreth orës 19:30, në afërsi të një lokali në fshatin Grudë e Re, është qëlluar me armë zjarri shtetasi Gj. N., rreth 30 vjeç. Si pasojë e të shtënave është plagosur edhe kunati i tij, shtetasi Gj. N., 28 vjeç, student në Akademinë e Sigurisë. Të dy këta shtetas janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore.
Në ndihmë të Policisë vendore janë nisur disa grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë dhe të RENEA-s, si dhe specialistë nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit.
Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të zonës, për kapjen e autorëve, në afërsi të vendit të ngjarjes, kanë konstatuar duke u djegur një automjet tip “Renault”, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.
Pas sqarimit të rrethanave të ngjarjes dhe në përfundim të veprimeve të para, do të ketë informacion më të detajuar për këtë rast.