Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Durrësit pasi një 50-vjeçare është gjendur e pajetë në tarracën e një pallati.
Advertisements
Sipas policisë dyshohet se viktima është vetëvarur dhe se ajo vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Advertisements
Bashkëshorti i saj kishte kallëzuar mëngjesin e sotëm largimin e saj nga banesa dhe mos kthimin më pas.
Sakaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 18:00, në tarracën e një pallati, në lagjen nr. 1, Durrës, është gjetur e pajetë, dyshohet e vetëvarur, shtetasja A. D., 50 vjeçe, e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Mëngjesin e sotëm, në Komisariatin e Policisë Durrës, ka bërë kallëzim bashkëshorti i shtetases A. D., se ajo ishte larguar nga banesa në mëngjes dhe nuk ishte kthyer më.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.