E RËNDË/ Ekzekutohet 27-vjeçari shqiptar në Londër (EMRI)

by editor

Një i ri shqiptar është ekzekutuar mbrëmjen e të hënës në Britaninë e Madhe.

Ngjarja ka ndodhur në Londër, teksa mësohet se viktima është 27-vjeçari Bajram Luli me origjinë nga Peqini, i cili kishte pak kohë që kishte mbërritur në Angli.

Advertisements

Policia ka njoftuar se po heton për ngjarjen, po ende nuk ka të arrestuar. Po ashtu, nuk dihet asgjë mbi motivin e vrasjes.

Paraditen e sotme janë njoftuar edhe familjarët e viktimës, të cilët jetojnë në Shqipëri.

Advertisements

Ekzekutimi i Bajram Lulit e çon në dy numrin e shqiptarëve të vrarë në Angli gjatë këtyre tre muajve të parë të 2024. Bledi Petraj 37 vjec u godit me thikë për vdekje në rrugën Queen Elizabeth’s Drive, N14 në Veri të Londrës më 4 Shkurt 2024. Një ditë më pas, Kozma Papa 21 vjeç, banues në Yate, Bristol, u arrestua dhe doli përpara “Willesden Magistrates Court”, i akuzuar për vrasjen e Bledi Petrajt.

You may also like