U bllokua në mjet pas aksidentit, 30-vjeçari nxirret i gjallë pas rreth një ore. Katër të rinjtë ishin nisur drejt Tiranës për të festuar

by editor

Pas përreth një ore përpjekjeje dhe prerje me sharrë, te makinës nga zjarrfikësit për të nxjerrë të riun e identifikuar me inicialet M. Ç.

Advertisements

Ky i fundit është nxjerrë i gjallë nga automjeti që drejtonte e të cilin e përplasi pranë një karburanti mbrëmjen e sotme në Durrës.

Advertisements

Policia njoftoi se, ky shtetas, 30 vjeç, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë është përplasur me një shtyllë në një karburant.

Burime konfirmojnë se të rinjtë ishin nisur në drejtim të një lokali në Tirane.

Njoftimi i policisë për aksidentin:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 20:15, në autostradën Durrës-Tiranë, shtetasi M. Ç., 30 vjeç, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë është përplasur me një shtyllë në një karburant.

Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi M. Ç dhe pasagjerët shtetasit K. G, N. V dhe E. V, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

You may also like