Në kuadër të hetimeve për Evis Berberin, Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka sekuestruar celularet e kreut të Autoritetet Rrugor Shqiptar si dhe të dy biznesmenëve Valter Begaj dhe Ervis Lami.
Advertisements
Sipas News24, ne celularin e Ervis Lamit janë zbuluar te gjitha komunikimet me Berberin, Begajn e Brunilda Bulin
Advertisements
Komunikimet janë kryer kur Evis Berberi ishte në krye të Agjencisë së Eficences së Energjisë dhe ARRSH.
Në një nga bisedat Valter Begaj i shkruan Lamit: “20 te Enis, 20 te Berberi!”
Arrestimi
Kujtojmë që Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi u arrestua nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash së bashku me dy persona të tjerë me të cilët kishte pasur marrëdhënie në një shoqëri të zotëruar prej tij.
Sipas SPAK, Berberi në cilësinë e kreut të dy institucioneve shtetërore, ka kërkuar dhe përfituar shuma të konsiderueshme parash nga një shoqëri e cila ka qenë fituese e tenderave. Për të mundësuar marrjen e ryshfetit ka përdorur një mënyrë të tërthortë, ku shoqëria fituese e tenderave të institucioneve që ai drejtonte, i transferonte paratë në një shoqëri tjetër të kontrolluar prej tij.
Së bashku me Berberin janë vënë në pranga mbrëmjen e të mërkurës për të njëjtat vepra penale edhe Valter Begaj, pronari kompanisë që përfitonte tenderat dhe njëkohësisht ortak i shoqërisë së zotëruar indirekt nga ana e Berberit, si dhe Ervis Lame, administratori i shoqërisë së Berberit dhe punonjës në shoqërinë e Begajt.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”