Miqësia mes Romeo Veshajt dhe Meriton Mjekiqit është prishur. Mbrëmjen e sotme në Big Brother Vip 3 ata kanë patur një debat të ashpër.
Advertisements
Romeo iu drejtua Meritonit duke i thënë se merresh me gratë e shokëve. Moderatori i është përgjigjur Romeos duke i thënë: ‘Ti merresh me gra të shokëve, ty të kanë dalë dhe video TikTok’.
Advertisements
Pjesë nga diskutimi:
Meritoni: U ndatë, s’u ndatë, spo kuptoj a jeni ndarë apo jeni bashkë
Romeo: Po ç’të duhet ty o, shiko gruan tënde
Meritoni: Mos përmend gra
Romeo: Ti merrësh me gratë e shokëve, o gjigant. Iku Sara, po merrshesh me Heidin.
Meritoni; Ti e përmende të dashurën. Ti merresh me gra të shokëve, ty të kanë dalë dhe video TikTok për gra të shokëve. Ti je përmend për gra të shokëve, jo unë
Romeo: Për kë? Po flet për Cllevion. Sa e poshtër, sa djalë i keq je
Edhe më herët patën një diskutim, ku pas deklaratave të Meritonit në dhomën e rrëfimit, Romeo i cilësoi njeri pa pikë dinjiteti dhe që s’i thotë gjërat në sy.
Pjesë nga diskutimi:
Romeo: Ka pasur disa situata Meritoni, por ai i harron shumë shpejt…
Meritoni: Jo, ti i harron shumë shpejt.
Romeo: Ka qenë situata e dasmës. Ngrita dorën, mori votat për të marrë dasmën. Nuk ftoi Sarën dhe Vesën, të gjithë e dinë si shkoi situata… Pasi i kërkoi falje Sarës, ajo nuk e besoi, por unë shkova dhe e binda. Te situata e rripit, i kam qëndruar afër dhe unë mund të përfitoja. Te situata e hallvës i kam ndenjur në krah atij dhe Ilnisës.
Meritoni: Te dasma, Romeo ka lënë ceremoninë e dasmës. Te pjesa e rripit, ishte Romeo që e bëri më të madhe situatën… E treta, në situatën e hallvës, ishte Romeo që e pa Erjolën të gatuante hallvën për Ilnisën dhe nuk erdhi të më thotë…
Romeo: Unë mendoj që Meritoni ndikohet në këtë shtëpi… Meritoni do të dalë në prime. Një shok që të qëllon te dhoma e rrëfimit, që nuk ka pikë dinjiteti, që nuk t’i thotë gjërat në sy…