Nesër reshje shiu, ja si do të paraqitet situata meteorologjike në të gjithë territorin këtë javë

by editor

Moti gjatë javës që sapo hymë pritet të jetë i kthjellët, sjell parashikimin Anira Gjoni nga IGJEUM.

Advertisements

Metereologia Gjoni, thotë se gjithë javës do të kemi mot të kthjellët, më përjashtim të ditës së nesërme që do të na shoqëroj mot me reshje shiu në tërë vendin.

Advertisements

“Përgjatë kësaj jave do të na shoqëroj mot i kthjellët, me përjashtim të ditës së nesërme që do të kemi reshje te dobëta shiu në të gjithë territorin.

Sa i përket temperaturave, presim që gjatë javës, temperaturat minimale të jenë të ulta dhe maksimalet do të qëndrojnë në vlerat që na kanë shoqëruar këtyre ditëve dhe janë relativisht të ngrohta.

Nëse i referohemi temperaturave minimale, për nesër , presim që në bregdet të regjistrohen 12°C, në zonat e ulëta 10°C dhe në zonat malore 5°C.

You may also like