Në Apelin e Përgjithshëm është duke u mbajtur seanca gjyqësore për vrasjen e biznesmenit, Pjerin Xhuvani në Elbasan.
Advertisements
Gazetarja Klodiana Lala raporton se gjykata momentalisht ka nën gjykim dosjen në ngarkim të shtetasve Mehmet Greca, Taulant Ymeri, Riza Muja. Ndaj shtetasit Klement Xhaferrit çështja është pushuar.
Advertisements
Gjykata: Me vendimin e ndërmjetëm gjykata vendosi të përsërisë shqyrtimin gjyqësor, lidhur me verifikimin e dëshnitarëve, për të cilët u shtrua diskutimi nëse ishin marrë të pandehur. Gjithashtu gjykata vendosi të kryejë një akt ekspertim në vendngjarje.
Në lidhje me dëshmitarët – tha gjykata- prokuroria e Elbasanit konfirmon se ndaj Donald Zanaj është dhënë vendimi për nenin 306. Për këtë shtetas rezulton se është dënuar me 6 muaj burgim dhe ka marrë formë të prerë, pasi vendimi nuk është ankimuar.
Gjykata: Nga verifikimi i kryer tha gjyqtarja Marsela Pepi – rezulton se për tre shtetasit e tjerë Mehmet Greca , Taulant Ymeri, Riza Muja më datë 20 prill 2023 është dorëzuar dosja për gjykim dhe aktualisht është nën gjykim.
Ndaj shtetasit Klement Xhaferrit çështja është pushuar.
Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm deklaroi se 1 ekspert i Institutit të Policisë Shkencore dhe 2 ekspertë të pavarur do rindërtojnë skenën e krimit. Ata do jenë Arjan Hanko, pranë Institutit të Policisë Shkencore, Artan Rexhepi dhe Shpëtim Buda, ekspert i pavarur.
Ndërsa eksperti i Policisë se Shtetit tha se nuk mund të marrë pjesë në këtë proces, sepse nuk ia lejon rregullorja e punës.
Ekspertët duhet të përcaktojnë drejtimin e qitjes së armëve ditën e ngjarjes, distancën dhe pozicionet nga është qëlluar.