Gazetarja Lediona Xheladinaj ka qëlluar me vezë në kokë aktorin Romeo Veshaj gjatë një diskutimi mes tyre.
Advertisements
Veprimi i Ledionës erdhi pasi aktori po i drejtohej me fjalën “o dele”, duke bërë që gazetara t’i thyejë vezën në kokë.
Advertisements
“A po më thua dele, dhe unë të bëra pulën”, u shpreh ajo. Ndërsa Romeo Veshaj e quajti një person pa argumente, duke shtuar se ka probleme me lëkurën.
“Jeni komplet pa argumente, kjo është fuqia jote zemra. Nuk flet dot, ke zero argumente. E di që kam probleme me lëkurën”, tha Romeo.
Megjithatë gazetarja ka sqaruar se nuk e bëri për inat, por si shaka ndaj tij.
“Nuk ia bëra për inat, por për shaka që më tha dele, dele”, u shpreh Lediona.
Ndërsa veprimi i saj u duartrokit nga gazetarja Ilnisa Agolli e cila u shpreh se: “A sa mirë ja bërë, bravo Lediona”.