Lirohet nga qelia njëri prej të akuzuarve për “masakrën e Don Boskos”! Pse u rrëzuan pretendimet e Prokurorisë

by editor

Gjykata e Apelit të Tiranës ka liruar nga qelia një nga personat e akuzuar për masakrën e Don Boskos. Bëhet fjalë për Roland Ahmetsulaj, për të cilin gjykata ndryshoi masën nga arrest me burg në “detyrim paraqitje”.

Advertisements

Sipas News24, avokati Shkëlqim Mustafa dorëzoi prova që rrëzuan pretendimet e prokurorisë dhe çuan ne lirimin e Ahmetsuleë. Për masakrën e Don Boskos ku u vra gabimisht Erjon Çela akuzohet si urdhërues Kasandër Noga dhe ekzekutor Kevin Suçi.

Advertisements

Ahmetsulaj ka mohuar vazhdimisht përfshirjen në ngjarje. “Nuk kam lidhje me ngjarjen. Dy ditë para vrasjes kam patur bisedën me Kevin Suçin për rregullim makine. Më ka marrë për makinën nëse është rregulluar ose jo”, tha para gjykatës së shkallës së parë i riu.

Policia tha se ka patur shumë komunikime në orarin kur ka ndodhur ngjarja, por sipas avokatit të Ahmetsulaj biznesi i këtij të fundit ndodhet vetëm 700 m nga vendi i ngjarjes dhe se ka patur komunikime vetëm për punë. Edhe bashkëpunëtorët e drejtësisë Indrit Gentjan Beqiraj, nuk e kanë përmendur emrin e klientit të tij sipas avokatit.

You may also like