Dhëndri i Trump, projekt për ishullin e Sazanit/ Nuk përmbahet Kokalari, shpërthen ashpër ndaj opozitës: T’iu vijë turp, Berishës i intereson po aq sa edhe Ramës

by editor

Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar në lidhje me planin për të investuar në ishullin e Sazanit prej dhëndrit të Donald Trump, Jared Kushner, që është përfolur ditët e fundit në media.

Advertisements

Koklari në një postim në rrjtet sociale akuzon opozitën që po hesht lidhur me këtë plan, ku sipas saj, kryeministri Rama ka blerë favore të tij politike.

Advertisements

Ajo vijon se edhe Berisha shpreson njësoj si Rama, pasi mendon për të hequr statusin e tij ‘Non ngrata’ nga SHBA-të.

“Humbja mbetet e popullit,”- shprehet Kokalari.

Postimi:

T’i vij turp opozites qe nuk ka ngritur zerin per ishullin e Sazanit. Ku jane protestat? Ky eshte korrupsion i hapur. Kjo eshte nje histori identike me ate te Charles McGonigal. Edi Rama, si gjithnje, ne kurriz te ketij populli, ka blere favoret e tij politike.

Opozita heshte! Heshte per te njejten arsye qe Rama po i ben temenat ‘investitorit strategjik’ te rradhes, sepse si Rama, dhe Berisha uron qe nese Grenell behet sekretare shteti, te marre favoret e veta, duke i hequr sanksionet ndaj vetes dhe familjes.

Idiotet e dobishem vazhdojne besoj poshte dritares dhe nuk kane asnje pyetje mbi kete korrupsion te hapur dhe nuk kane kellqe te pyesin kryetarin historik se pse po heshtin? Cfare ndotje!

You may also like