Gazetari Spartak Koka ka zhvilluar një intervistë me babain e ish-policit të Gentian Bejtjas.
Advertisements
Ai ka treguar se ku ka ndodhur ngjarja. Për gazetarin ai ka rrëfyer se ai është qëlluar menjëherë sapo ka hyrë në serrë.
Advertisements
Ai ka vënë re makinën e autorëve që kanë ecur mbrapsh për të dalë sërish në rrugën kryesore.Babai tregon se në shtëpi kanë qenë dhe bashkëshortja e Bejtjas dhe fëmijët e tij.
Në fund, babai i ish-policit ka kërkuar të dijë arsyet se pse e kanë ekzekutuar të birin.
“Sa ka hyrë në serrë kanë ardhur. Nusja ka qenë tek shkallët. E kam parë makinën duke ecur mbrapsh. Ta di dhe unë pse e kanë bërë. Të më thonë ja kam bërë për këtë punë”, tha babai i ish-policit.
“E kanë vrarë në sy të fëmijëve dhe bashkëshortes. Gruaja ka mbajtur fëmijët që mos t’ia vrisnin. Në vendngjarje ka ende gëzhoja. Pretendohet se ka dhe gëzhoja të tjera që janë lënë në vendngjarje. Këtë herë ata s’kanë dashur të gabojnë. Ai ka ardhur nga shtëpia e babait. E kanë monitoruar me kamerë me rezolucion të lartë. Është pak e vështirë edhe për policinë. E kanë parë në distancë të largët”, ka deklaruar Spartak Koka në emisionin Opinion.