Investim në Sazan/ Ish-diplomati i njohur zbulon detajet e bujshme: Ky është sekreti pse Rama po i jep Trump ishullin

by editor

Ish-diplomati Agim Nesho, i ftuar në një emision televiziv foli në lidhje me investimin që pritet të bëhet në Ishullin e Sazanit, temë që tashmë është kthyer në kryefjalë të mediave.

Nesho u shpreh se ky investim duhet të shikohet në këndvështrime të ndryshme duke shtuar se kreu i qeverisë Edi Rama po përpiqet të blejë influenca siç bën gjithmonë.

Advertisements

“Ky investim duhet të shikohet më thellë. Kjo qeveri ka 11 vjet në pushtet dhe investime e rëndësishme strategjike, ose kanë qenë të limituara ose kanë qenë klienteliste ndaj miqve të tij. Investitorët kryesorë që janë të rëndësishëm për Shqipërinë, nuk kanë ardhur.

Ky është një dështim. Ne po gjykojmë se është një investim për interes të Shqipërisë apo paraprin disa lëvizje politike që Rama mendon të blejë influenca siç bën gjithmonë. Shqipëria mund të bënte ashtu siç ka bërë Zvicra. Po të shikosh dhe këto investime e kthejnë Shqipërinë brenda një industrie shërbimi që t’u shërbejnë milionerëve të huaj”-tha ai.

Advertisements

You may also like