Moderatorja Roza Lati dhe producenti Meriton Mjekiqi janë përfshirë në debate të forta gjatë ditëve të fundit, ku nuk kanë munguar ofendimet dhe përmendja e situatave nga jashtë.
Advertisements
Në lidhje me këtë, gjatë spektaklit të sotëm, Roza është shprehur se Meritoni e ka prekur në plagën më të madhe dhe ajo ia ka kthyer me të njëjtën monedhë.
Advertisements
Nga ana tjetër, Meritoni tha se Roza ishte e para që i përmendi djalin. Ata të dy treguan se njihen që jashtë dhe kanë qenë miq.
Roza: Debatin e kthehu Meritoni vetë. Unë personalisht nuk dua të qasem me të, por jetojmë në një shtëpi dhe për shkak të rregullave duhet të flas me të. Nuk mund të flasm e të si shok, siç kemi qenë dikur. As këtu, as jashtë.
Jashtë jemi takuar disa herë tek studio ku ai ka emisionin e vet, unë e kam ftuar tek emisioni im, jemi takuar në plazh etj. I nijhnim historitë e njëri-tjetrit nga jashtë. Nuk po i përdorim për të avancuar në lojë këto histori.
Kemi shoqëri të përbahskët, unë kam marrë informacione për këdo që është këtu në shtëpi. Unë e kam pyetur Meritonin për jetën e tij. Kam pasur informacion për jetën e tij.
Meritoni: Unë en joh Rozën, di për të aq sa më ka treguar apo çfarë thuhet në media. Roza nuk e njeh familjen time. Nuk e di pse unë jam narë nga nëna e djalit apo pse unë nuk jam pjesë e jetës së djalit tim.
Roza: Jam munduar të respektoj shoqërinë që kemi pasur. Meritoni më ka sulmuar që në fillim për t’i mbajtur anën Romeos. Unë të kap në pikën më të dobët pasi më ke sulmuar. Meritoni më ka sulmuar në pikën më të dobët. Roza Lati nuk ka fëmijë, kam vetëm nënën time dhe ata dy qenusha që i kam futur në dhe. Unë ata i kisha si fëmijë, kur të kem fëmijë do jetë ndryshe. Ai më ka sulmuar aty ku më dhemb. Shpiku gjëra për mua, sikur më ka parë se e kam dhunuar. Është tjetër gjë të thuash se e ke rrahur qenin tënd dhe tjetër të thuash që e ke goditur tek byça. Juli e ka përmendur por e ka lënë me aq kur unë i thashë mos u fut aty. Meritoni ka vazhduar dhe më ka prekur tek një plagë ende e pambyllur. Ai bën pyetje seksuale, ordinere në një orë të papërshtatshme. Unë e kam injoruar sepse nuk jam ai nivel. Janë shumë situata që janë mbledhur.
Meritoni: Unë mendo jqë e ka bërë sepse është në nominim dhe ka interes për mua. Nominimi e ka ndryshuar. Do ishte më mirë që brenda kësaj shtëpie, të më pyesje për ndarjen, nënën e fmëijës etj. Ti vetë e fute Sashën, e riktheve vetë. Vetë ma përmende djalin. Çfarë të duhet ty se çfarë bëj unë me djalin tim? Ku më njeh ti mua? Ku e di ti çfarë kam në shpirt unë?
Roza: Ti më përmende nënën time, më preke ku më dhemb dhe unë ta ktheva.