Eftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë gazetarja Hygerta Sako, për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për të dhënë mendimin e tij për videot më të spikatura gjatë 24 orëve të fundit në shtëpinë e BBV.
Advertisements
Moderatorja ka zbuluar gjithashtu se gati gjysmën prej banorëve të këtij edicioni i njeh por kur u pyet nëse ka një të preferuar ajo u shpreh se:
Advertisements
Nuk kam asnjë të preferuar, nuk kam dikë që të them se plotëson shijet e mia.
Ndër të tjera ajo shtoi gjithashtu:
Nuk ka një lojtar që ka bërë diferencën në kuptimin që është dikush që është po themi ai ka 10 vende bosh dhe janë edhe të tjerët. Në momentin që janë aty-aty për shkak të dinamikave dhe ngjarjeve të ndryshme që ndodhin në shtëpi dikush ngjitet dhe dikush zbret prandaj është edhe kjo pjesa.
Është më interesante kështu prandaj nuk ka diferenca midis lojtarëve që të jenë një dhe dy po themi dhe kanë diferencë me të tjerët. Ka personazhe që janë më stabël siç është Juli ose Romeo kam përshtypjen që kannë një lloj pëlqyeshmërie në publik dhe çfarëdo që të bëjnë përsëri i pëlqejnë.
Hygerta u ndal gjithashtu edhe tek çifti Romeo – Heidi ku tregoi se:
Unë nuk e kam kuptuar asnjëherë Romeon për këtë çështjen e besimit, të lësh një femër që ti pretendon që të pëlqen kaq shumë dhe e do kaq shumë sepse nuk ke besim ndërkohë që ti je në një shtëpi që survejohet me kamera gjatë gjithë kohës.