“Po lodhem duke duruar që të gjithë në jetën time dhe në internet të më tërheqin zvarrë”. Kështu është shprehur këngëtarja e famshme, Lizzo, teksa ka treguar se ka vendosur që të largohet nga muzika.
Advertisements
Ky vendim vjen disa muaj pasi ajo është akuzuar për ngacmim seksual. Ishin balerinët që Lizzo ka punuar me ta, ata që hodhën akuza të rënda ndaj saj, duke thënë se i detyronte të bënin gjëra të ndryshme.
Advertisements
“Gjithçka që dua është të bëj muzikë dhe t’i bëj njerëzit të lumtur dhe të ndihmoj botën të jetë pak më e mirë se sa e gjeta unë. Por kam filluar të ndihem sikur bota nuk më do mua në të”, u shpreh më tej fituesja e “Grammy”-t.
“Unë jam vazhdimisht kundër gënjeshtrave që thuhen për mua për ndikimin dhe pamjen…të qenit shtylla e talljeve çdo herë për shkak të pamjes sime. Karakteri im po zgjidhet nga njerëz që nuk më njohin dhe nuk e respektojnë emrin tim”.
Ndërkohë kujtojmë se gushtin e kaluar, Lizzo dhe kompania e saj e prodhimit u paditën nga ish-balerinët Arianna Davis, Crystal Williams dhe Noelle Rodriguez, të cilët e akuzuan atë për ngacmim seksual dhe krijimin e një mjedisi armiqësor pune. Në atë kohë, ylli i pop-it tha se pretendimet “aq të pabesueshme sa duken”.
Të enjten, Lizzo u shfaq në Radio City Music Hall në Nju Jork për një mbledhje fondesh për presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Një avokat, që përfaqëson tre balerinët që ngritën padi, tha se ishte “e turpshme” që këngëtarja kryesoi një mbledhje fondesh në Radio City për Presidentin Joe Biden “mes akuzave të tilla skandaloze”.