“Kam parë mamin duke dhënë shpirt”- Mes lotësh, Xhesika Polo rrëfen momentin kur e ëma ndërroi jetë në prani të saj

by editor

Këngëtarja Xhesika Polo ka rrëfyer momentin kur nëna e saj humbi betejën me kancerin 4 vite më parë.

Advertisements

Artistja ka rrëfyer mes lotësh se ishte e pranishmë në momentin kur nëna e saj u nda nga jeta dhe se pjesa më e vështirë për të ishte që t’ia thoshte familjarëve të tjerë.

Advertisements

Ndërsa shtoi se meraku i saj më i madh ishte i vëllai i vogël, por theksoi se ai u tregua shumë më i fortë.

“Vëllai im është komplet e kundërta ime dhe ai më mban kështu. Mos të ishte për të mund të kisha marrë 100 vendime të gabuara në jetë. Edhe kur iku mami ai u rrit, sepse ka qenë shumë i lidhur me mamin. Tmerrin më të madh kur u sëmur mami kisha Markon, por ai u rrit brenda natës. Ai u tregua 10 herë më i fortë se unë.

Unë isha e vetmja që e kam parë mamin tim të jepte shpirt dhe duhet t’ja thoja të gjithëve. Kur ja thash babit aty mu këput një cop. Dhe erdhi im vëlla dhe më tha do e kalojmë bashkë. Ditën e fundit që ka ndërruar jetë. Unë i përcolla të gjithë dhe ndenja vetë aty. Po shumë e bukur deri ditën e fundit. Nuk të mëson njeri të jetosh pa mamin”, u shpreh këngëtarja

You may also like