Një çift rumun është akuzuar për fshehje të kufomës, pasi hetuesit gjetën një fetus të ngrirë në shtëpinë e tyre në Borghesiana, në periferi të Romës.
Advertisements
Ngjarja makabër u zbulua pas një denoncimi në polici, nga poliklinika Casilino, pasi gruaja e cila ishte paraqitur në urgjencë me gjakderdhje.
Advertisements
Mjekët zbuluan se gjakderdhja ishte shkak i një aborti ose lindje të parakohshme. Për zbardhjen e misterit, spitali njoftoi policinë.
Kur efektivët shkuan në shtëpinë e çiftit, gjetën fetusin, katër muajsh dhe rreth 30 centimetra të gjatë, të ngrirë në frigorifer