Pesë persona humbën jetën ditën e sotme në jug të Polonisë si pasojë e pemëve që u rrëzuan nga erërat e forta.
Advertisements
Mes të vdekurve ishte edhe një fëmijë. Në qytetin Rabka-Zdroi, dy të rritur dhe një fëmijë kanë mbetur të vdekur pasi janë shtypur nga një pemë e shkulur nga erërat e forta.
Advertisements
Në resortin popullor të Zakopane, një grua 23-vjeçare dhe një djalë 9-vjeçar humbën jetën në një ngjarje të ngjashme.
Erërat e forta këtë të hënë pasuan tre ditë me temperatura jashtëzakonisht të larta. Të shtunën, temperaturat thyen një rekord për sezonin, duke u ngjitur në 26.4 gradë Celsius në qytetin e Tarnóë, shkruan Reuters.