Një 60-vjeçare në Fier ka humbur jetën pasi dyshohet se ka konsumuar lëndë helmuese (fostoksinë).
Advertisements
Sipas policisë, shtetasja me iniciale V. D., me probleme të shëndetit mendor, pavarësisht ndihmës mjekësore, ka ndërruar jetë.
Advertisements
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.
Njoftimi i policisë:
Fier/Informacion paraprak
Në Spitalin Rajonal Fier, është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasja V. D., rreth 60 vjeçe banuese në fshatin Hasturkas, njësia administrative Libofshë, me probleme të shëndetit mendor, e cila dyshohet se ka konsumuar lëndë helmuese (fotoksinë). Pavarësisht ndihmës mjekësore, kjo shtetase ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.