“Çfarë po bëhet me Sky Ecc? Thuhet se…”- Gjata: FBI po vjen në Shqipëri. Ka presion nga institucionet ligjzbatuese ndërkombëtare ndaj SPAK

by editor

I ftuar në emisionin “Open” në News24, juristi Çlirim Gjata tha se sot duhe të ishte njoftuar nga SPAK se çfarë është bërë me bisedat Sky Ecc.

Advertisements

Sipas tij ndaj SPAK ka presion nga institucionet ligjzbatuese ndërkombëtare që të bëjë publike komunikimet në Sky Ecc, duke shtuar se në Shqipëri po vjen edhe FBI.

“SPAK duhet të na thotë se çfarë po bëhet me Sky Ecc, thuhet se janë 1 milion dokumente. Janë komunikime të zyrtarëve më të lartë të lidhur me kriminelët, banditë të arrestuar ose jo.

Advertisements

Po vjen dhe FBI në Shqipëri. Ka presion nga institucionet ligjzbatuese ndërkombëtare ndaj SPAK për këtë punë, që të nxirren bisedat në Sky Encrochat”, deklaroi Gjata.

You may also like