Pronari e kishte parkuar poshtë pallatit, vidhet mjeti luksoz në Durrës(FOTO)

by editor

Një automjet luksoz është grabitur nga persona ende të paidentifikuar gjatë natës sot në Durrës. Ngjarja ndodhi rreth orës 3:30 në lagjen nr. 4, afër portit të Durrësit.

Advertisements

Ka qenë pikërisht pronari i ‘Range Rover Evogue’, shtetasi Herald Dervishi ai që ka bërë denoncimin në BalkanWeb, ndërsa thekson se makinën e kishte parkuar poshtë pallatit.

Mësohet se pronari i mjetit ka bërë denoncim në polici, ndërsa kjo e fundit ka marrë dhe kamerat e sigurisë së bizneseve, për të bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

Advertisements

Advertisements

Advertisements

You may also like