Avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, ka folur për mediat pasi GJKKO rrëzoi kërkesën e tyre për ndryshimin e masës së sigurisë, duke theksuar se “SPAK gjatë gjithë hetimeve nuk ka asnjë provë të re”.
Advertisements
Gjokutaj u shpreh se sipas tij, Gjykata ka vendosur mbi një dispozitë të shfuqizuar gjashtë vite më parë, sa i përket takimeve me persona të tjerë që mund të zhvilloj Berisha.
Advertisements
Sipas tij, Kodi i ri nuk parashikon se komunikimin e Berishës duhet të jenë vetëm me personat që bashkëjeton.
“Gjykata shpalli vendimin për të dy duke rrëzuar kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurisë. Kërkimet tona nuk do të shterojnë, duke pasur synim ndryshimin e masës. Një nga elementët bazë të kërkesës sonë është se kjo gjykatë ka vendos mbi një dispozitë të shfuqizuar gjashtë vite më parë. Kodi i ri nuk parashikon komunikimin e zotit Berisha vetëm më personat që bashkëjeton, kjo është depozita e vjetër, e reja ka ndryshime që mund të takohet edhe me të tjerë. Një tjetër çështje është se SPAK, gjatë gjithë hetimeve nuk ka asnjë provë të re”, tha Gjokutaj.
Sipas avokatëve të Berishës dhe Malltezit, në këtë fazë që ndodhet hetim, janë zbutur nevojat për mbajtjen e tyre në masën “arrest shtëpie”, e për këtë arsye u kërkua vendosja e një mase më të lehtë.
Berisha dyshohet për korrupsion bashkë me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi në lidhje me procedurat e privatizimit te ish klubit sportiv Partizani. SPAK shtyu së fundmi afatet e hetimit edhe për 3 muaj të tjerë.
Kujtojmë se Berisha ndodhet në arrest shtëpie që prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar pas vendimit të marrë nga gjyqtarja Irena Gjoka.
Ndërsa dhëndri i tij, Malltezi u arrestua në 21 tetor dhe më pas u la në arrest shtëpie.