Ema ‘thumbon’ Ilnisën: Kush kryen marrëdhënie në publik dënohet me burg!

by editor

Ilnisa Agolli është eliminuar prej formatit më të ndjekur të ‘BBV3’, e cila ditën e djeshme ishte e ftuar në ‘Fan Club’ teksa foli lidhur me eksperiencën e saj në atë format.

Advertisements

Ilnisa krijoi një romancë brenda shtëpisë me Meritonin, i cili momentalisht është ende pjesë e garës edhe pse premtoi që nëse Ilnisa eliminohej dhe ai do të linte garën përgjysmë.

Advertisements

Sigurisht që ditën e djeshme Ilnisa nuk i ka shpëtuar as pyetjes për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me Meritonin brenda në ‘BBV3’ por ajo as nuk e ka mohuar dhe as nuk e ka pohuar.

Pas kësaj, aktorja Ema Andrea ka bërë një postim thumbues në Instastory teksa shkruan:

Advertisements

‘Kodi Penal: Kryerja e marrëdhënieve seksuale

ose homoseksuale në vende publike ose në ambiente të ekspozuara nga vështrimi i njerëzve, përbën kundërvaitje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.’

Screenshot

You may also like