Ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme si dhe vlera të larta presioni si rezultat i depërtimit të Anticiklonit Afrikan dhe ai i Azoreve.
Advertisements
Moti parashikohet i kthjellët si dhe vranësira të pakta kalimtare kryesisht të larta dhe transparente. Mjegull/mjegullinë në zonat luginore në orët e mëngjesit.
Advertisements
Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-4 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri 5-8 m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen, në zonat malore deri 9 / 27°C, në zonat e ulëta deri 8 / 29°C dhe në zonat bregdetare deri 13 /27°C./