Kryetari i KMSH, Bujar Spahiu pas faljes së namazit ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin. Spahiu bëri thirrje për më shumë tolerancë mes njëri tjetrit, ndërsa tha se lutjet shkojnë për paqe e drejtësi në gjithë botën.
Advertisements
“Gëzuar festën e Fitër Bajramit, kjo festë qoftë një. Paqe mirësi e begati në familjet tona. Lutjet shkojnë për një Shqipëri sa më të mirë dhe të begatë. I lutem Zotit që vendimet tonë t’i sjellë begati dhe anë e kënd botës paqe dhe drejtësi. Sot kemi të drejtën për të gëzuar dhe festuar dhe për ta ndarë këtë mirësi e begati që Zoti na ka dhënë pas këtij përkushtimi, ta ndajmë me familjen e shoqërinë. Gëzuar shqiptarëve e popujt anë e kënd botës”, tha kreu i KMSH.
Advertisements
Edhe këtë vit, besimtarët myslimanë në Shqipëri nuk u falën në Xhaminë e Namazgjasë, e cila pret ende të inaugurohet. Spahia tha se shpreson që shumë shpjet kjo xhami të hapë dyert.
“Bajramet janë festa që duhen falur nëpër sheshe. Shpresojmë që edhe ajo xhami do mbarojë dhe do falemi edhe aty. Sheshet janë të dendura, nuk ka xhami në asnjë vend të botës që t’i zërë njerëzit”, tha Spahiu.