Tre persona kanë humbur jetën pas shpërthimit të një turbine në termocentralin Enel në liqenin Suviana rreth orës 14:30 të së martës.
Advertisements
Turbina shpërtheu në katin e tetë nën zero, duke shkaktuar fillimisht një zjarr dhe më pas përmbytjen e katit të nëntë, ndërsa një kat tjetër u shemb.
Advertisements
Shpërthimi dhe më pas shembja e turbinës zuri brenda të paktën 12 teknikë, të gjithë nga kompani të jashtme (njëri ishte një ish-punonjës i Enel i punësuar si konsulent për këto kompani), të cilët po punonin për zbatimin e rregullimeve të termocentralit.
Tre persona kanë humbur jetën menjëherë në katin e tetë, të tjerët u goditën nga tavani i shembur. Katër persona janë të zhdukur, ndërsa 5 prej tyre janë plagosur rëndë dhe janë shtruar në spitalet në Parma, Cesena, Bolonja dhe Piza.
Por shanset për të gjetur të mbijetuar janë minimale. “Ka pak shpresë për të gjetur të mbijetuar! Situata është shumë e vështirë, uji po rritet”, tha Luca Cari, menaxher i komunikimit të zjarrfikësve, duke folur për operacionet e shpëtimit që po zhvillohen që nga pasditja e së martës.
Viktimat
Tre viktimat e identifikuara në masakrën e Suvianës janë nga 35 deri në 73 vjeç. Ata janë Pavel Petronel Tanase, lindur në Rumani, nga Settimo Torinese (Torino), 45 vjeç, Mario Pisano, lindur në Taranto dhe banues në San Marzano di San Giuseppe (Taranto), 73 vjeç dhe Vincenzo Franchina, 36 vjeç, nga Sinagra (Mesina).
Pas shpërthimit 12 ekipe zjarrfikëse, duke përfshirë dy zhytës, kanë shkuar në vendngjarje. Këtyre i shtohen edhe dy ekipe të specializuara për kërkimin nën rrënoja: ato operojnë deri në 40 metra nën tokë, nga 70 metra thellësi në termocentral.