Kë do të vriste? Kapet me armë me fishek në fole, e pëson keq 36-vjeçari

by editor

Një 36-vjeçar në Vaun e Dejës ka rënë në prangat e Policisë, pasi lëvizte me armë zjarri me vete.

Advertisements

Sipas Policisë, gjatë kontrollit u sekuestrua arma e zjarrit, me krehrin dhe fishekët në fole, gati për qitje.

Advertisements

Nuk dihet ende qëllimi i armëmbajtjes pa leje nga ana e të riut, ndërkohë që materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Vau i Dejës/Goditje të njëpasnjëshme kundër armëmbajtjes pa leje, po kryhen në kuadër të planit operacional “Sundimi i ligjit”.

Me armë zjarri me fishek në fole, lëvizte në Fshat të Ri, lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga 36-vjeçari.

Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë, me krehrin dhe fishekët.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të inteligjencës policore që sigurohet në kuadër të planit operacional kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, për shtetasit që mbajnë armë, pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës kapën në flagrancë dhe arrestuan shtetasin Sh. S., 36 vjeç, banues në Shkodër.

36-vjeçari është lokalizuar në Fshat të Ri dhe sapo ka parë shërbimet e Policisë ka tentuar të largohet. Ai është kapur dhe ndaluar menjëherë dhe me vete i është gjetur 1 armë zjarri pistoletë me fishek në fole, të cilën e mbante pa leje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

You may also like