Kush shtoi 3 mijë ndjekës? Pas sherreve dhe debateve në shtëpi, ja cili nga banorët e BBV3 triumfon në “Instagram” këtë javë

by editor

“Social Top 5” është një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj. Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në “Instagram”. Por cilët janë banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP” që kanë spikatur në “Instagram”?

Advertisements

Ai është një banorët më të komentuar të “BBV3”. Bëhet fjalë për Julian Dedën, i cili këtë javë nuk ka ndryshuar në numrin e ndjekësve, duke pasur sërish 449 mijë.

Dy shoqet e afërta, Roza Lati dhe Rike Roçi, kanë pasur të njëjtën rritje në numrin e tyre të ndjekësve. Roza numëron 329K duke shtuar kështu 1 mijë ndjekës nga java e kaluar, ndërsa edhe Rike ka shtuar 1 mijë ndjekës në “Instagram”.

Advertisements

Kalojmë te çifti i vetëm momentalisht brenda “BBV3”, Heidi Baci dhe Romeo Veshaj. Të dy kanë pasur rritje me ndjekësit e tyre ku përmendim Heidin me një rritje prej 1 mijë ndjekësish dhe Romeo me 2 mijë ndjekës më tepër.

Sa i përket Meriton Mjekiqit, njësoj si Romeo edhe ai është rritur me 2 mijë ndjekës në “Instagram” dhe tani numëron 322K.

ndjekësish ka pasur Erjola Doçi duke shkuar nga 262 në 263 mijë. Sa i përket disa prej banorëve më të rinj se pjesa tjetër e shtëpisë, Françeska Murati ka shtuar 1.6K në “Instagram”, Liam Osmani nuk ka ndryshuar nga java e kaluar dhe numëron sërish 29.6K ndjekës, ndërsa Jetmir Salaj është rritur me 2K duke numëruar tashmë 57.3K.

Nga ana tjetër me rritjen më të madhe të kësaj jave përmendim sërish Egla Cenon, e cila ka shtuar 3 mijë ndjekës dhe tashmë ka 73K në “Instagram”.

You may also like