Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço në një intervistë për një emision televiziv foli për sigurinë në shkolla dhe planin e Policisë së Shtetit për shtimin e masave .
Advertisements
Gjatë kësaj interviste ai ngriti shqetësimin lidhur me radarët, pasi shpjegoi se janë disa drita që bëjnë thyerjen e rrezes së radarit dhe nuk lejojnë të lexohet targa në radar.
Advertisements
“Ministri ka zgjeruar rrethin e masave dhe ka bërë shumë mirë. Kamerat në pozicione të caktuara që vëzhgojë rrezikun ku kalojnë fëmijët, pse jo? Edhe këto duhet të vendoset. Bëhet fjalë edhe për kamera të lëvizshme, por ne kemi vënë re një problematikë me radarët, pasi janë disa drita që bëjnë thyerjen e rrezes së radarit dhe nuk të lexohet fare targa në radar. Për këtë policia duhet të marrë masa sepse do t’i dalin jashtë funksionit të gjithë radarët që do të vendosen, dhe do të ikë investimi dëm”, ka thënë ndër të tjera eksperti i Kriminalistikës.