“Lëngaraqët rrinë me mikrofon në gojë”/ Vijon përplasja Salianji-Gogu: Ju merrni armët, vrisni njëri-tjetrin

by editor

“Ju merrni armët, vrisni njëri-tjetrin, doni t’ju nxjerr konflikt interesi, doni listë patronazhimi?”

Advertisements

Duket se debatet mes Toni Gogut dhe Ervin Salianjit në Komisionin Hetimor për sistemin TIMS nuk kanë fund. Dy deputetët janë përplasur ashpër me njëri-tjetrin, debat në të cilin nuk kanë munguar as ofendimet e ndërsjellta.

Pjesë nga debati:

Advertisements

Gogu: Nën kësulën tënde të kryetarit fshihet diçka se çfarë fshihet do ta gjejmë.

Salianji: Nuk është duet kjo punë, mos këndoni, kjo ju lutem edhe një herë tjetër ka të depozituara.

Salianji: Ka urgjencë se është kapur drejtori i IT duke vjedhur të dhënat e TIMS-it, të gjitha informacionet, kushdo të bëjë si miza në qyp, nuk ka që dy me dy të bien në një qëndrim. Nesër në orën 11 të bëjmë mbledhjen e radhës, të shtyjmë të sotmen, dy ekspertët e tjerë të japin mendimet e tyre, po vidhet sitemi TIMS, ju thoni…

Advertisements

Salianji: Ju merrni armët, vrisni njëri-tjetrin, doni t’ju nxjerr konflikt interesi, doni listë patronazhimi? Po pengoni punën duke u nxjerrë gjoksin grupeve kriminale, unë kam një dakordësi tani, Dhima tha t’i japim kohë dy ekspertëve të komisionit të cilët sot nuk kanë sjellë produkt të punës së tyre. Sjellja prej gangsteri nuk i shkon askujt në këtë komision.

Gogu: Gangsterët rrinë me shkopa bejsbolli.

Salianji: Lëngaraqët rrinë me mikrofon në gojë.

You may also like