Një emigrant shqiptar 36-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në zonën e Milanos pas një aksidenti në punë.
Advertisements
Shqiptari ishte duke kryer punime rinovimi në një ndërtesë në qendër të Magenta-s të Milanos, kur për arsye ende të paqarta, çatia u shemb dhe punëtori ra duke vdekur në vend.
Advertisements
Viktima ishte pronari së bashku me dy ortakë të tjerë, i kompanisë që po kryente punimet e ndërtesës.
Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim, për të zbardhur rrethanat e vdekjes së shqiptarit.