“Letra që mungoi në ‘Big’”, çfarë mesazhi mori Romeo nga një fans

by editor

Produksioni i ‘BBV3’, ka rikthyer dhe këtë edicion ‘Big Love’, ku banorët do të marrin mesazhe të shkruajtura nga mbështetësit e tyre dhe do i lexojnë me zë të lartë në living.

Një prej banorëve, Romeo ka marrë një mesazh prej një nga fansat e tij i cili i ka shkruajtur një mini-letër, e cila ishte në ‘mungesë’ disa ditë më parë në shtëpi, pasi produksioni krijoi për konkurrentët një mundësi për të shprehur dashurinë apo dashamirësinë për një prej banorëve të shtëpisë duke i shkruajtur një letër me fjalë zemre.

Advertisements

Mirëpo një letër të tillë Romeo nuk e mori prej askujt dhe ditën e sotme është ‘surprizuar’ nga një shkrim i një fansi të tij.

You may also like