Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është pyetur ditën e sotme nga gazetarët për deklaratat e forta të Ambasadës së SHBA dhe reagimin e KLP-së që i kanë dalë në krah kreut të SPAK dhe kanë dënuar akuzat ndaj tij
Advertisements
Por Ilir Meta është shprehur se edhe ai mbështet deklaratat e SHBA dhe KLP, por ka vijuar akuzat ndaj Altin Dumanit, kreut të SPAK.
Advertisements
Meta është shprehur se i kërkon ndjesë prokurorëve të SPAK që s’janë si Altin Dumani, të cilin e ka quajtur si “Dumdumani”.
“Mbështes deklaratën e Ambasadës së SHBA dhe të KLP-së. Prokurorinë e keni dhe ju e Edi Rama. Tani vijmë tek Dum Dumani. I kërkoj ndjesë prokurorëve të SPAK që nuk janë si ai. Tek SPAK ka Dum Duman, por edhe njerëz që luftojnë krimin e korrupsionin”, u shpreh Ilir Meta.““Po i them Dumduanit ke çuar dhe njerëz që të më mbushin mendjen që të ikë nga Shqipëria. Pse legen si puna jote jam unë, gjurmon vjehrrën time të marrësh peng familjen time, mendon se do marrësh peng PL që t’ia çoj atij tarallakut. Ilir Meta nga burg do ta shkrijë atë celulë kriminale o palaço, hajde dil në TV me mua meqë ke vendos të merresh me politik, si flet ti ne emër të SPAK”, tha Meta.
SEKUESTRIMI I PASURIVE
Gjatë fjalës së tij, Ilir Meta ka deklaruar se SPAK të shkojë dhe t’ia sekuestrojë pasuritë e tij. Ai tha se nuk ka asnjë pronë, por vetëm një pjesë të shtëpisë së prindërve të cilët tha se do ia falë motrës që kujdeset për prindërit.