Organizatat e shoqërisë civile kanë protesuar në Pejë në shenjë revolte ndaj vrasjes së Gjyljeta Ukellës, e cila u ekzekutua brenda banesës nga bashkëshorti Edmond Lajçi mesditën e së mërkurës (16 prill).
Advertisements
Protesta u udhëhoq nga vajza e viktimës, e cila mbante në dorë një bluzë të bardhë ku ishte stampuar foto e nënës së saj.
Advertisements
Marshimi ka nisur në qendrën e qytetit për të vazhduar drejt godinave të Policisë, Gjykatës Themelore dhe Prokurorisë Themelore në Pejë.
Ndërkohë, Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj bashkëshortit të Gjyljeta Ukellës.
Advertisements
Protestusit mbanin në dorë pankarta ku shkruhej “kot sa flasim, derisa ata vrasin”, si edhe bluze të stampuara me imazhin e viktimës.