Shpërthimi i Metës ndaj SPAK dhe Altin Dumanit u diskutua mbrëmjen e sotme në një emision televiziv. Gazetari Adriatik Doçi shprehet se shkuarja e Altin Dumanit në burgun e fierit për të marrë dëshmi nga Kastriot Ismailaj është një veprim hetimor krej normal.
Advertisements
‘Ka pasur përpjekje për ti marrë dëshmi. Nuk ka konfirmim nëse ka dhënë dëshmi. Ka shkaur vetë Dumani, meqë është investuar tek hetimi i CEZ/DIA. Kreu i SPAK mund të përfshihet në çështje të caktuara. Përpos kësaj, SPAK ka administruar 3 dëshmi shumë të rëndësishme që implikojnë Ilir Metën në CEZ/DIA. Është veprim krejt normal hetimor. Nuk është ndaj një komplot ndaj PL’, thotë Doçi.
Nga ana tjetër, Doçi zbërthen hetimet e Prokurorisë së Posaçme për 3 dosjet ndaj Ilir Metës, që përfshijnë CEZ/DIA dhe lobimeve në SHBA si dhe shërbimeve estetike në Vjenë dhe San Marino.
Advertisements
‘Para disa muajsh i ka dhënë një mesazh prokurorit të çështjes së lobimeve në SHBA dhe shërbimeve estetike Arben Kraja. Janë dy dosje. Prokurorët e lobimit, janë Kraja dhe një tjetër. U ka dhënë një lloj mesazhi, je spordhjaku i partisë. Turbuillimi dhe paniku ikëto ditë lidhet me veprimnet hetimore të SPAK të CEZ/DIA. Sulmet e ditës së fundit, është një lloj strategjie politke, reflektojnë veprimet me dosjen CEZ/DIA. Nëse tek dosja e lobimit dhe shërbimit estetik, SPAK ka prova, dosja CEZ/ DIA e vizatojnë Ilir Metën si pronarin faktik të kësaj afere.
Dëshmitë janë të Elvis Matës, drejtori ekzekutiv e kompanisë DIA, një nga njerëzit më të besuar të Ilir Metës. Dëshmia tjetër e Vojsava Ismailajt, gruaja e Kastriotit, ka rrëfyer se pas kësaj çështjeje fhshihet Meta dhe Kryemadhi. Tjetër është e Jozef Hisefit. Këto dëshmi implikojnë Ilir Metën dhe rrezikohet një urdhër arresti Ilir Metës. Ilir Meta fshihej pas Kastriot Ismailaj. Nuk dimë çfarë ka rrëfyer Kastriot Ismailaj. Së pari jemi drejt fundit të veprimeve të SPAK për CEZ/DIA dhe do të ketë një lloj vendimmarrje.
Është avancuar me dosjen e lobimit. Ka patur një lloj ngërçi për shkak të letërporosive që ka çuar SPAK në Qipro dhe ka kthyer përgjigje por për prokurorët e SPAK nuk kanë qenë të plota. Ka akuzë për korrupison me 1.2 milionë euro lobim në SHBA dhe shërimeb estetike në VJenë dhe në një klinikë në San Marino që besohet se Monika Kryemadhi i ka marrë që në vitin 2004. Besohet se është avancuar dhe do të merret një vendim për këtë dosje’, vijon më tej Doçi.
Juristi Skerdjan Dhuli, shton se takimi i Dumanit me Ismailajn nuk përbën lajm.
‘Takimi mund ka ndodhur. Nuk përbën lajm. Meta ishte kryetari i partisë që vulosi kandidimin e Belerit. Detyrimisht numri dy i koalicionit, Meta kërkoi takimint. Pasi numri 3 Mediu është në SPAK’, thotë Dhuli.
Juristi i PD-së, Indrit Sefa vijon më tej duke thënë se takime të tilla të prokurori të çështjes për të marrë dëshmi janë një gjë e zakonshme.
‘Kur hetimet janë komplekse prokurori është i predispozuar ta bëjë vetë hetimin. Marrja në pyetje e një dëshmitari që është e vlefshme për zbardhjen e aktivitetit criminal kryhet. Nga përgjigjet e dëshmitarit dalin pyetje të tjera që kanë rëndësi’, shprehet Sefa.
Leonard Karaj theksoi se Dumani ka bërë mirë që ka shkuar në burgun e Fierit
‘Nuk ndodh shpesh, pjesën më të madh të punës e bëjnë OPGJ-të. Duke qenë se nuk mund ta thërresi në SPAK, pasi ka qenë në burgun e Fierit, ka interest ë shkojë atje, dhe shumë mirë ka bërë. Fakti që e përmend Meta do të thotë që është fakt i kryer’, thekson avokati.