“Ata që po përballen me SPAK po godasin njerëzit e afërt”, Karamuço bën deklaratën e fortë: Një politikan i ka vendosur dy plumba në shtëpi raportuesit…

by editor

Karamuço tregoi një rast të një raportuesi, që i janë gjetur dy plumba në shtëpi, dhe dyshohet për një politikan që ka urdhëruar edhe vrasje.

Advertisements

“Unë shikoj një fenomen të politikanëve që po përballen me SPAK, kanë të njëjtat simptoma kanë krijuar armiqësi me njerëzit e afërm, deri te dhuna fizike, goditje në zyra me shqelma.

Advertisements

Ka një rast që nuk është raportuar, del rrallë nëpër mediat, por është raportues shumë i mirë, shumë i lidhur me ambasadat, ka bërë një raport me pastrimin e parave në Shqipëri, si duket një politikani i është prishur punë dhe personit në fjalë i janë gjetur dy plumba në derë të shtëpisë, ka indicie se kush nga këta politikanë e ka bërë këtë. E inkurajova ta denonconte por ai person ka urdhëruar dhe vrasje tha dhe s’dua ti hap probleme shtëpisë”-tha profesori i kriminalistikës Ervin Karamuço.

You may also like