“Vetting” zbulon prapaskenat: Balluku, ‘dirigjentja’ e tenderave të tunelit të Llogarasë! “Rastësisht” supervizimin e fitoi ortaku i Berberit

by editor

Zhurmat e makinerive të “Gjoka Konstruksion”, kompani e cila po ndërton si nënkotraktor tunelin e Llogarasë, nuk kanë nxjerrë në pah vetëm disa shkelje në procedurat e tenderimit të këtij tuneli, por edhe shkeljen e ligjit për Zonat e Mbrojtura, ku më i rrezikuari vijon të jetë Parku Natyror i Karaburunit.

Advertisements

Të dyja shkeljet, ajo e Tunelit dhe e cenimit mjedisor të Parkut Natyror të Karaburunit, rezulton të kenë rrënjët dhe mbrojtjen në zyrat e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. “Vetting” sjellë në këtë episod disa nga prapaskenat me shkeljet ligjore nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikes për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë, një tender i organizuar dhe dirigjuar nga zv.kryeministrja Belinda Balluku.

Advertisements

RREZIKU PËR PARKUN NATYROR TË KARABURUNIT!

Ajo që dallohet lehtësisht për ata që vizitojnë punimet në këtë tunel është mungesa e monitorimit ndaj këtij projekti, që po zhbën dalëngadalë mjedisin dhe bukurinë e Parkut Natyror të Karaburunit. Ekspertët e Mjedisit janë të alarmuar nga ajo që po ndodh me mjedisin aty, por duket se fjalët e tyre prej kohësh kanë rënë në vesh të shurdhër. Sipas ekspertit të mjedisit Olsi Nika: “Zonat e Mbrojtura gjithmonë janë nën presion sepse është një hapësirë, e cila në fakt presupozon lënien të pa shqetësuar nga ndërhyrjet e njeriut dhe në këtë kontekst gjithmonë kanë qenë të kërcënuara…”.

Por si nisi historia me tunelin e Llogarasë? Më 19 qershor 2020, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të hapte garën ndërkombëtare për rishikimin e studimit të fizibilitetit dhe hartimin e projektit inxhinierik: “Ndërtimi i Tunelit të Llogarasë” me fond limit 624 milionë lekë ose 6 milionë euro. Në garën për projektimin e tunelit morën pjesë 8 kompani, nga të cilat 6 u s’kualifikuan automatikisht nga Ministria e Infrastrukturës, për mosplotësim kushtesh. Në tetor 2020, institucioni publik do të shpallte fitues konsorciumin e kompanive “SEED Consulting”, “InfraKonsult”, “iC Consulenten Ziviltechniker GESmbh”, “ELEA iC d.o.o” dhe “IBE d.d svetovanje, projektiranje in inzeniring”, me ofertë 618 milionë lekë ose rreth 6 milionë euro. Në garë u kualifikuan edhe bashkimi i kompanive “SËS Engineering “ spa , “LLAZO” shpk dhe “NET-GROUP” me ofertë 540 milionë lekë.

Kjo e fundit është kompania e Valter Begajt, ish-ortaku i ish-drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberi,- që të dy të arrestuar dhe nën hetim nga SPAK për tenderat e fituar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar. Pas përfundimit të garës për studimin e fizibilitetit, më 14 dhjetor 2020, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të hapte garën për tenderin e parë për “Ndërtimin e Tunelit të Llogarasë” në seksionin rrugor OrikumHimarë pjesë e Autostradës SH8 (Vlorë – Sarandë) me fond limit 19 miliardë lekë ose 190 milionë euro.

Ky tunel parashikohet të ketë një gjatësi prej rreth 6 kilometrash dhe nis nga ura e Shën Elizës në zonën e Dukatit deri në urën e Palasës. Sipas përllogaritjeve, duke kaluar përmes këtij tuneli, me një shpejtësi 50-80 km/orë, koha për të kaluar nga një anë e Llogarasë në tjetrën do të jetë 7- 10 minuta. Tuneli do të lidhet në hyrje dhe dalje të tij nga dy ura. Kalimi i automjeteve të transportit rrugor në këtë tunel do të jetë me pagesë. Në dokumentet e tenderit të parë është specifikuar se kompania që do të shpallet fituese, do të ketë në dispozicion 37 muaj ose, një muaj më shumë se tre vite për të realizuar kontratën. Por gara për tenderin, i cili më vonë do të anulohej, do të shfaqte indicet e para për korrupsion.

POR SI NISI HISTORIA ME TUNELIN E LLOGARASË?

Më 19 Qershor 2020, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të hapte garën ndërkombëtare për rishikimin e studimit të fizibilitetit dhe hartimin e projektit inxhinierik: “Ndërtimi i Tunelit të Llogarasë” me fond limit 624 milionë lekë ose 6 milionë euro. Në garën për projektimin e tunelit morën pjesë 8 kompani, nga të cilat 6 u s’kualifikuan automatikisht nga Ministria e Infrastrukturës, për mosplotësim kushtesh. Më tetor 2020, institucioni publik do të shpallte fitues konsorciumin e kompanive “SEED Consulting”, “InfraKonsult”, “iC Consulenten Ziviltechniker GESmbh”, “ELEA iC d.o.o” dhe “IBE d.d svetovanje, projektiranje in inzeniring”, me ofertë 618 milionë lekë ose rreth 6 milionë euro. Në garë u kualifikuan edhe bashkimi i kompanive “SWS Engineering “ spa , “LLAZO” shpk dhe “NETGROUP” me ofertë 540 milionë lekë. Kjo e fundit është kompania e Valter Begajt, ish-ortaku i ish Drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberi,- që të dy të arrestuar dhe nën hetim nga SPAK për tenderat e fituar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.

Pas përfundimit të garës për studimin e fizibilitetit, më 14 dhjetor 2020, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të hapte garën për tenderin e parë për “Ndërtimin e Tunelit të Llogarasë” në seksionin rrugor Orikum-Himarë pjesë e Autostradës SH8 (Vlorë – Sarandë) me fond limit 19 miliardë lekë ose 190 milionë euro.

Ky tunel parashikohet të ketë një gjatësi prej rreth 6 kilometrash dhe nis nga ura e Shën Elizës në zonën e Dukatit deri në urën e Palasës. Sipas përllogaritjeve, duke kaluar përmes këtij tuneli, me një shpejtësi 50-80 km/orë, koha për të kaluar nga një anë e Llogarasë në tjetrën do të jetë 7-10 minuta. Tuneli do të lidhet në hyrje dhe dalje të tij nga dy ura. Kalimi i automjeteve të transportit rrugor në këtë tunel do të jetë me pagesë. Në dokumentet e tenderit të parë është specifikuar se kompania që do të shpallet fituese, do të ketë në dispozicion 37 muaj ose, një muaj më shumë se tre vite për të realizuar kontratën. Por gara për tenderin, i cili më vonë do të anulohej, do të shfaqte indicet e para për korrupsion. “Vetting” sjell sot me fakte se si në këtë garë janë diskriminuar kompani që kanë fuqinë dhe eksperiencën për të realizuar projekte të tilla. Konkretisht, sipas dokumenteve, kompania garuese duhet të demonstrojë kapacitetin teknik për realizimin e tunelit, si dhe të plotësojë disa kushte specifike.

Tenderi 1 DST/ “Në këtë kontekst, operatori ekonomik duhet të: a) Demonstrojë: Përvojën e suksesshme si kontraktor kryesor ose partner drejtues në një sipërmarrje të përbashkët, bashkim shoqërish apo shoqatë (JVCA) lidhur me ekzekutimin e të paktën 1 (një) kontrate për ndërtim urash në rrugë, të një natyre dhe kompleksitetin e krahasueshëm me kontratën aktuale, brenda 5 (pesë) viteve të fundit, përpara afatit të dorëzimit të ofertës, kontratë(-a) që përfshijnë minimalisht ndërtimin e 4 (katër) urave me gjatësi për urë prej të paktën 120 m.” Në këtë fazë vjen edhe një pyetje e ngritur nga ekspertët: Përse një kompani garuese në këtë tender duhet të ketë ndërtuar patjetër një projekt me 4 ura, me gjatësi 120 m, kur projektin mund ta realizojë edhe nëse ka ndërtuar një urë me gjatësi 500 m?

Por, sipas ekspertëve, problemet në fushën e tenderave nuk janë risi dhe ka disa arsye që vazhdojnë këto probleme. Sipas ekspertit të ekonomisë, Pano Soko: “Problemi me tenderët në Shqipëri, në 99 % të rasteve ka qenë korrupsioni. Tenderët që janë abuzuar sistematikisht vitet e fundit janë dy arsyeja.

E para duke rregulluar termat e referencës, temat e tenderit. Si rregullohen, njëlloj si një rrobaqepës që pret rrobën në përmasën e trupit të klientëve. Kështu rregullohen edhe tenderët. Përpilohen kushtet e tenderit që ato ta marri vetëm një kompani. Hartohen të tilla që të mos ketë asnjë tjetër konkurrentë, asnjë tjetër të mos futet vetëm të fitoj një kompani.

Dhe e dyta këtu është normuar këtu që unë fitoj tenderin pa garë. Ne kemi sot më shumë se gjysmën e tenderave i ka fituar një kompani”. Vet Ligji nr. 162/2020 i Prokurimeve Publike ka si synim të sigurojë mirë përdorimin e fondeve publike dhe të nxisë pjesëmarrjen e kompanive private në procedurat e tenderave. E thënë shkurt, të realizohen projektet sipas kushteve të përcaktuara me çmimin më ekonomik. Madje, ky ligji ka një nen specifik për rastin e diskriminimit të operatorëve ekonomikë. Sipas Ligjit të Prokurimeve/Neni 2/Qëllim i këtij ligji është: ç) të nxisë konkurrencën ndërmjet operatorëve ekonomikë; d) të sigurojë një trajtim të barabartë dhe jo diskriminues për të gjithë operatorët ekonomikë, pjesëmarrës në procedurat e prokurimit publik. Vetëm duke konstatuar kriteret specifike që janë vendosur te tenderi për ndërtimin e urave, gazetarët e “Vetting” kanë zbuluar faktin se kemi të bëjmë me shkelje të nenit 2 të ligjit të Prokurimeve Publike. Në fakt, kushtet diskriminuese të kontratës do të dilnin në sipërfaqe nga arnimet që iu bënë këtij tenderi nga institucioni.

Kjo pasi Ministria e Infrastrukturës parashikonte dorëzimin e ofertave për ndërtimin e tunelit të Llogorasë me 12 shkurt 2021, por e shtyu këtë afat deri në 1 mars 2021. Nga dokumentet e siguruara nga “Vetting”, ministria ka bërë disa ndryshime për sa u takon kritereve për kompanitë që janë të interesuara për të marrë pjesë në garë. Konkretisht, kanë ndodhur disa ndryshime në kapitullin 12, ku gjenden kushtet specifike të kualifikimit që lidhen me kapacitetet financiare dhe ekonomike. Aty shpjegohet se për EBITDA-n, që është fitimi përpara interesave, taksave, zhvlerësimit dhe amortizimit, për pesë vitet e fundit, pra për periudhën 2015-2019, ishte vendosur një shifër prej 50 milionë eurosh. Në këtë rast, ky kriter është ndryshuar dhe është ulur në 20 milionë euro. Por Ministria e Infrastrukturës nuk është ndalur me kaq, pasi ka vendosur edhe sqarime të tjera për pjesën e realizimit të një projekti të ngjashëm. Nëse në fillim të tenderit kërkohej që kompanitë të provonin se në 5 vitet e fundit kishin ndërtuar një gjatësi prej 8 kilometrash tunel, atyre, në “arnimin” e projektit, u kërkohet të provojnë se projektin e kanë zbatuar me një afat prej 3 vitesh. Eksperti ekonomisë, Pano Soko shprehet “Ne kemi ligjin të tillë që i vetmi benefit që mundet të prodhoj është konkurrenca. 70% e garave janë fituar ku ka marrë pjesë vetëm një konkurrent. Kjo është gara këtu? Kjo nuk është garë. Këtu kemi një lidhje të një kontrate, një marrëveshje mes shtetit dhe një kompanie”.

“PËR NDRYSHIMIN E DOKUMENTEVE”

Megjithatë, grupi i prokurimit të tenderit nën drejtimin e ministres Belinda Balluku nuk është ndalur me kaq. Nëse në fillim të projektit kërkohej që kompania të kishte realizuar punë të ngjashme me një vlerë sa 70% e fondit limit të kontratës, ajo ulet në 50% të fondit limit të kontratës. Pra, kompania duhet të ketë realizuar projekte me vlerë 9,5 miliardë lekë ose 95 milionë euro gjatë 5 viteve të fundit. Edhe pse Ministria ndryshoi kushtet, përsëri asnjëra nga kompanitë nuk arriti që të shpallej fituese për këtë projekt.

Një muaj më pas, në prill 2021, Ministria e Infrastrukturës do të anulonte tenderin pasi asnjë nga ofertat e paraqitura nga kompanitë nuk përputhej me kriteret e përcaktuara te dokumentet.

Por kjo nuk është hera e parë që tenderat e mëdhenj prodhojnë situata të tilla, të ndryshimeve të mëdha, që shpesh përkojnë vetëm me kërkesat që vijnë nga vetë grupet e interesit. Dyshimet për korrupsion me fondet publike përforcohen nga ndryshimi i dokumenteve, por edhe nga zgjatja e afateve të këtij tenderi.

Sipas ekspertit ekonomisë, Pano Soko: “Këto janë normuar janë bërë brenda ligjit, çka operon i gjithë sistemi. Korrupsioni nuk është se bëhet në nivelin e këtyre poshtë, në kurriz të atyre lart. Po ndërtohet behet gjithë infrastruktura nga ata lart, ata që miratojnë VKM, ata që nxjerrin miratojnë akte normative. Ata ndërtojnë arkitekturën e ata poshtë e vënë në zbatim. Por atë arkitekturë që kanë miratuar këta lart. Ne e kemi korrupsionin në sistem, e kemi që në rrënjë te “lobet e interesit”.

Kush fshihet pas turqve të Llogarasë

Disa muaj pas anulimit të tenderit për tunelin e Llogarasë, Ministria e Infrastrukturës do të rishpallte përsëri tenderin me fond limit 18.9 miliardë lekë. Në garë kësaj radhe do të merrnin pjesë 4 grupe kompanish. Pas studimit të dokumenteve të tenderit, Open Data Albania e shënoi me flamur të kuq. Kjo pasi më 8 tetor 2021, Ministria e Infrastrukturës do të skualifikonte të gjithë pjesëmarrësit, me përjashtim të konsorciumit të kompanive turke “INTEKAR YAPI TURIZM ELEKTRIK INSAAT” dhe “ASL INSAAT TAAHHUT”, të cilët u shpallën automatikisht fituese me ofertë 17 miliardë lekë ose 200 milionë euro me TVSH. Sipas Open Data, ky tender paraqet rrezik të mundshëm për korrupsion, për shkak të skualifikimit të paqartë të konkurrentëve. Bie në sy fakti se, grupi i kompanive shqiptare dhe të huaj, “JV CONCORD ENGINEERING AND CONTRACTING”, “ALB BUILDING” shpk dhe “ALB STAR”, kishin ofertë më të ulët se kompanitë turke me vlerë 15.8 miliardë lekë. Pra, të shkualifikuarit kishin një ofertë gati 12 milionë euro më pak se oferta fituese.

Sipas Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, ky grup kompanish u shkualifikuan sepse nuk kishin asnjë projekt të ngjashëm për ndërtimin e një ure me gjatësi 120 m. Një javë pas shpallje së fituesit, dyshimet për korrupsion me këtë tender do të s’postoheshin në sallën e parlamentit, ku deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj, do të shkëmbente replika me ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku. Deputeti i PD së Vlorës, Bujar Leskaj në parlament do të denonconte ofertën fillestare të tunelit të Llogarasë. Sipas tij “Ministria e Infrastrukturës, ministria e keqmenaxhimit, në garën për tunelin e Llogarasë zgjodhi ofertën me vlerë më të lartë, 170 milionë euro nga 158 që ishte e dyta. Me të drejtë edhe deputeti i Shkodrës, Helidon Bushati e denoncoi këtë fakt, duke akuzuar ministrinë se duke e paralajmëruar në emër të PD-së për kallëzimin penal për 12 milionë euro, që është diferenca e ofertës së shpallur fituese me atë që është me vlerë më të ulët.” Ministrja Balluku nuk i kurseu replikat me ish-kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit, Leskaj, duke deklaruar se vlerësimi në këto tendera bëhej në bazë të pikëve. Por i gjithë sqarimi u bë pa dhënë informacione të tjera për tenderin e anuluar dhe kompanitë pjesëmarrëse. Nga hulumtimi i dokumenteve zbulohet një detaj i vogël, që mund të vendosi në pikëpyetje ligjore garën për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë. Kjo për faktin se, te specifikimet teknike, në faqen 24, deklarohet se kompania e huaj duhet të bëjë ekuivalentimin e licencave profesionale të lëshuara nga vendi i origjinës, për kategoritë e punimeve në Ministrinë e Infrastrukturës. Madje, në rast të mosdorëzimit të këtyre dokumenteve, kompania do të skualifikohet.

POR, A ËSHTË PLOTËSUAR KY KRITER?

Nga momenti i hapjes së garës për tenderin e Tunelit të Llogarasë e deri në ditën e fundit, kur dorëzohen dokumentet, kompanitë turke kanë pasur kohë maksimale 35 ditë. Në portalin qeveritar e-Albania ilustrohet se si mund të kryhet regjistrimi dhe të dorëzohet elektronikisht kërkesa për ekuivalentimin e këtyre licencave. Njehsimi i licencave profesionale merr më shumë kohë, ku sipas ‘e-Albania’, duhen të paktën, 38 ditë për realizimin e këtij shërbimi.

Këtu kemi të bëjmë me dyshime favorizimi, pasi edhe sikur kompanitë turke të kishin aplikuar në ditën e parë të shpalljes së tenderit, ato përsëri nuk do të arrinin të realizonin ekuivalentimin e licencave brenda afateve. Ndërkohë, dega në Shqipëri e kompanisë së përzgjedhur është hapur një muaj pasi kanë fituar tenderin nga Ministria e Infrastrukturës. Në këtë rast, ekspertët ngrenë pyetjen: Si kanë arritur kompanitë turke të kualifikohen kur ekuivalentimi kërkon më shumë kohë se afati i fundit i dokumenteve? Ministria e Infrastrukturës, në fazën e “arnimit” të dokumenteve, ka zbutur edhe kriteret për projekte të ngjashme, ku përfshihej ndërtimi i 4 urave me gjatësi 120 m, duke vendosur si kriter vetëm: “punë të ngjashme për ndërtimin e vetëm një ure të tillë”.

Por dokumentet e tenderit kanë edhe ndryshime të tjera, të cilat lidhen me kompaninë nën-kontraktore. Në tenderin e anuluar, përqindja e punimeve që mund të realizoheshin nga nën-kontraktori nuk ishin të specifikuara, ndërkohë që në tenderin e rishpallur lejohet nenkontraktimi jo më shumë se 50% e vlerës së kontratës. Një muaj pasi fituan tenderin, në nëntor 2021, konsorciumi turk i kompanive themeluan në Shqipëri degën e tyre “INTEKAR – ASL”. Kompania “INTEKAR YAPI TURIZM ELEKTRIK INSAAT” zotëron 30% të aksioneve me përfaqësues Serkan Çam dhe kompania tjetër “ASL INSAAT TAAHHUT” zotëron 70% të “INTEKAR ASL” me përfaqësues Abdulkadir Kart.

Konsorciumi turk ka marrë si nënkontraktor për këtë projekt kompaninë “Gjoka Konstruksion”, me pronar Rrok Gjokën, i njohur edhe si fitues në disa nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore në Shqipëri. Burime të rezervuara brenda komisionit kanë konfirmuar për “Vetting” se, në tenderin e parë të anuluar, “Gjoka Konstruksion” kishte ofertën më të mirë ekonomike bashkë me një kompani tjetër turke. Aktualisht, personi që kryen veprime të ndryshme financiare për konsorciumin turk në Shqipëri “INTEKAR ASL” është Rovena Dorezi, juriste e kompanisë “Gjoka Konstruksion”.

NDËRTIMET NË SHKELJE TË LIGJIT

Ekspertët e Mjedisit kanë ngritur si shqetësim faktin se me ndërtimet që po bëhen në tunelin e Llogarasë po dëmtohet biodiversiteti, po ashtu dhe Parku Kombëtar që është zonë e mbrojtur. Sipas ekspertit mjedisit Olsi Nika: “Ti flet, fjala vjen për një tunel që do ndërtosh në Karaburun, që është ngjitur me Parkun Kombëtar të Llogarasë, ngjitur me Parkun Kombëtar Sazan-Karaburun Detar, ngjitur aty me atë tjetrin. Dhe aty pastaj lexon nëpër të e nëpër rreshta, që flitet për habitate në Përmet, Alpet etj., etj. Pra, këto copy-pastet janë motamo. Por një studim serioz i vlerësimit të ndikimit në mjedis, duhet të marrë në analizë këto lloj vlerësimesh në analizë dhe në gjykimin përfundimtar mund të qëllojë që të thonë ekspertët dhe duhet të qëllojnë në shumicën e rasteve që thonë: “Kjo nuk duhet, nuk bën, ose mund të mos bëhet”.

Shqetësimet e ngritura nga ekspertët e Zonave të Mbrojtura për mënyrën se si veprohet me studimet mbi impaktin që kanë projektet infrastrukturore nuk janë sinjale të rastësishme. Nga investigimi në terren i gazetarëve të “Vetting” zbulohet se kompania “Gjoka Konstruksion” ka gllabëruar sipërfaqe toke nga Parku Natyror i Karaburunit. Pamjet ekskluzive nga terreni zbulojnë se zona e mëparshme e Karaburunit e mbuluar me pyje është dëmtuar nga kompanitë pranë tunelit, duke zënë sipërfaqe, e cila nuk përfshihet në kontratë.

Eksperti i mjedisit, Olsi Nika thekson se: “Nuk mund të ndërtohet pa pasur një plan shumë të mirë, pa pasur një raport të ndikimit të vlerësimit në mjedis shumë të mirë, pa pasur një studim fizibiliteti shumë të mirë, në kuptimin edhe të parave sepse në fund të ditës janë taksat tona dhe mbi bazën e këtyre studimeve jepen lejet përkatëse”. “Vetting” ka mësuar se, “Gjoka Konstruksion” ka marrë leje mjedisi të tipit B në vitin 2022, për zonën në hyrjen dhe daljen e tunelit nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit.

Në këtë leje specifikohet dhe zona e kantierit, ku do të vendosen inertet e nxjerra nga tuneli. Por dalja e tunelit në Zonën e Mbrojtur të Karaburunit zbulon shkeljen që është bërë nga kompania, e cila merret me zbatimin e projektit. Në lejen e mjedisit të tipit B përcaktohet se zona, ku do të vendosen dherat e nxjerra nga tuneli do të jenë jashtë Karaburunit, në kufi me zonën e mbrojtur. Pamjet filmike zbulojnë makineritë që përdoren për thyerjen e gurit jashtë tunelit ndërkohë që pjesa në ngjitje është shkatërruar nga makineritë, të cilat e kanë shfrytëzuar si gurore. Por zona ku kanë ndërhyrë kompania private është nën zona qendrore e Parkut Natyror të Karaburunit. Sipas ligjit të vjetër të Zonave të Mbrojtura, ku disa pika janë shfuqizuar para disa javësh në Parlament, por që ishin në fuqi në momentin e ndërhyrjes, kompania private nuk mund të kryente asnjë lloj aktiviteti. Kjo pasi në këtë sipërfaqe, që ka si funksion ruajtjen tërësore të biodiversitetit dhe siguron një zonë natyrore të pa shqetësuar, përdoret shkalla e parë e mbrojtjes (strikte).

Sipas kushteve të kontratës, përgjegjësitë në këtë rast për veprimet e gabuara të nënkontratorit bien mbi kompanitë turke, pasi ato do t’i shlyejnë dëmin Ministrisë së Infrastrukturës. “Vetting” kontaktoi Agjencinë Kombëtare të Mjedisit për masat e marra ndaj ndërhyrjes në zonën e Karaburunit, por deri në publikimin e këtij materiali nuk mori asnjë përgjigje. Eksperti i mjedisit, Olsi Nika thekson se: “E bëmë këtë guroren? Në përfundim të rrugës apo të tunelit në rastin konkret, duhet ta rikthejmë mjedisin në gjendjen që ishte. Pra, duhet t’i rimbjellim pemët, ti sistemojmë dherat, ta risjellim aty ku ishte dhe këto i përcakton vlerësimi i ndikimit në mjedis dhe në bazë të këtyre merret leja. Dhe nëse nuk përmbushen pikat e lejes, ka pastaj penalitete”.

Ministrja Balluku “fshehu dorën” për Evis Berberin dhe Valter Begajn

Në dhjetor 2021, Ministria e Infrastrukturës do të shpallte garën për tenderin për mbikëqyrjen e punimeve në ndërtimin e Tunelit të Llogarasë me fond limit 196 milionë lekë ose gati 2 milionë euro.

Në tender do të merrte pjesë bashkimi i kompanive “Staki” eltidi dhe “Gjeokonsult & CO”, të cilët do të garonin me bashkimin e kompanive “Hill International” dhe “NetGroup”. Dyshimet e para për favorizim fituesi u shfaqën kur kompanitë “Staki” eltidi dhe “Gjeokonsult&CO” u shkualifikuan, pasi nuk plotësonin një nga kushtet e kërkuara në tender, duke i lënë rrugën e lirë “Hill Internacional N.V” dhe “Net-Grup”, të cilat në prill 2022 do të shpalleshin fitues me ofertë 194 milionë lekë ose rreth 2 milionë euro. Zv.kryeministrja Belinda Balluku në parlament do të shprehet: “Dua të falënderoj të gjithë supervizoret, kompaninë Hill e cila punon këtu prej kohësh dhe siç e kemi thënë, këtu kemi skuadrat e kompanive turke, skuadrat e kompanive shqiptare dhe supervizionin grek të cilët po bëjnë një punë të shkëlqyer.

Duket si një forcë ballkanike që po ndërton një tunel që quhet ‘Long Range’, pra këto 6 km dhe ndërkohë dua të falënderoj të gjithë ekipet e ARSH-së që kanë qenë gjithë kohën këtu në mbështetje dhe kanë mbikëqyrur punimet për të arritur në këtë moment”. Në deklaratën e saj, në fund të janarit të vitit të kaluar, zv.kryeministrja Belinda Balluku, duke përmendur “Hill Internnacional” për supervizimin, do të anashkalonte kompaninë “Net-Grup” shpk, e cila është në pronësi të Valter Begaj, ish-ortak i ish drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberit, në kompaninë “DAAM”.

Natën e 13 marsit 2024, agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit do të bastisnin banesat e Evis Berberit dhe Valter Begajt, duke i arrestuar të dy nën akuzën për korrupsion dhe pastrim parash. Ky i fundit, biznesmen dhe ortak me Evis Berberin, është personi kyç që është nën akuzë nga SPAK, pasi ka pastruar paratë e përfituara përmes tenderave të paligjshëm nga ish kreu i ARRSH-së. Njohjet mes Valter Begajt dhe Evis Berberit janë të hershme, ato datojnë përpara se ish-drejtori i ARRSH-së të ngjiste shkallët në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjetikes. Me emërimin në krye të ARRSH-së, Evis Berberi do t’i shiste aksionet e kompanisë “DAAM” te Valter Begaj, për 1.7 milionë euro, ndërsa vet i kishte blerë për 800 euro.

Por Valter Begaj ishte pronar edhe i kompanisë NET-GRUP (ish “B-VAAL ENXHENIERING”), e cila rezulton dhe kompania që ka fituar tendera në mënyrë të paligjshme nga Evis Berberi. Këto të ardhura transferoheshin te kompania tjetër e Begajt, kompania DAAM, e cila sipas Prokurorisë së Posaçme vijonte që të kontrollohej po nga Berberi, pavarësisht shitjes fiktive që ai i kishte bërë aksioneve. Kompania ‘Net-grup’ në këtë periudhë ka marrë një numër të lartë tenderash, ndërsa SPAK ka listuar vetëm 3 tendera me vlerë rreth 1 milion euro. Nga informacionet zyrtare bëhet fjalë për tendera të firmosur në një datë, më 18 prill 2022 me vlera 270 mln lekë, 450 milion lekë dhe rreth 400 milion lekë, të cilat koicidojnë edhe me tenderin për mbikëqyrjen e Tunelit të Llogarasë.

Pasi fitoi këto tendera, “NET-GRUP”, përmes transaksioneve, i kalonte të ardhurat tek kompania ‘DAAM’ shpk, që Evis Berberi e zotëronte në mënyrë indirekte. Këto fitime përllogariteshin në vlerën 223 milionë lekë ose gati 2.2 milion euro. Nga burime konfidenciale, “Vetting” mëson se SPAK ka zgjeruar hetimet, duke vendosur në lupën e investigimit edhe tenderin për supervizimin e punimeve të Tunelit të Llogarasë, që është fituar nga Valter Begaj, miku i Evis Berberit, ish-krahu i djathtë i Ballukut.

KLSH NXJERR ZBULUAR BALLUKUN

Konkretisht më datat 1 dhe 29 dhjetor 2022, me anë të dy akteve normative nr.17 dhe 19, në mënyrë të paprecedentë, në cilësinë e zv.kryeministres, Belinda Balluku do të miratonte ndryshimet në buxhetin e shtetit për t’i shtuar 5 miliardë lekë ose 50 milionë euro te portofoli i ministrisë që drejtonte vet. Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, është konstatuar se miratimi i akteve normative është bërë në tejkalim afati dhe pa analiza të detajuara nga Ministria e Financave, por që përgjegjësitë në këtë rast bien edhe mbi zv.kryeministren Balluku.

Aq më tepër, kur këto 50 milionë euro janë transferuar tek Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, për projekte si Rruga e Arbrit dhe Tuneli i Llogarasë, të dyja projekte të kompanisë “Gjoka Konstruksion”. Por çfarë thotë Kushtetuta për aktet normative? Sipas neni 101 të Kushtetutës së Shqipërisë “Këshilli i Ministrave, në rast nevoje dhe urgjence, nën përgjegjësinë e tij, mund të nxjerrë akte normative që kanë fuqinë e ligjit, për marrjen e masave të përkohshme”. Pra, aktet normative përfshijnë nevojë emergjence si pandemia, kriza energjetike apo fatkeqësitë natyrore.

Në prill 2022, Shqipëria hoqi zyrtarisht masat anti-COVID, ndërkohë që shtesat te portofoli i Ministrisë së Infrastrukturës për projektet e rrugëve ngrenë pikëpyetje për mënyrën se si po përdoret akti normativ. Disa nga projektet që janë prekur dhe favorizuar nga këto ndryshime lidhen me kompaninë “Gjoka Konstruksion”, me rastin e tunelit të Llogarasë. Nga audituesit janë konstatuar të paktën 20 raste me vlerë rreth 2.7 miliardë lekë të regjistrimit dhe pagesave pjesore të faturave, të cilat janë më të vogla se sa vlera e deklaruar.

Sipas KLSH-së, kjo metodë pagesash paraqet vështirësi në identifikimin e vlerës reale të kërkuar dhe këto përbëjnë veprime, të cilat nuk japin siguri për vlerën reale të shpenzimeve apo investimeve të raportuara. Sipas KLSH: “Këto praktika nuk janë në përputhje me ligjin nr. 9936 datë 26.6.2008 “Mbi zbatimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, ku njohja e shpenzimit bëhet në çastin e konstatimit dhe pagesa e tij bëhet brenda 30 ditëve.”

Në raport zbulohet se një nga pagesat që është bërë në mënyrë pjesore në kundërshtim me ligjin lidhet me transfertat për ndërtimin e tunelit të Llogarasë. Sipas të dhënave të përpunuara nga Open Data Albania, kompania turke “INTEKAR – ASL” ka marrë 15.7 miliardë lekë ose rreth 160 milionë euro pagesa nga Ministria e Infrastrukturës për punimet e tunelit të Llogarasë

You may also like