Rithemelimi është ngritur sërish këtë të premte në protestë para Bashkisë së Tiranës, për dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj.
Advertisements
Edhe sot militantët e Sali Berishës dhe Ilir Metës kanë sulmuar me bojë të zezë e më pas me bomba molotov godinën e Bashkisë.
Advertisements
Kjo është protesta e tretë para Bashkisë, pas arrestimit të zyrtarëve të Bashkisë së Tiranës
Për mbarëvajtjen e protestës kishte forca të shumta policie që krijuan një kordon të gjatë sigurie. Po ashtu, në kuadër të zhvillimit të protestës, policia ka njoftuar një bllokim të përkohshëm të trafikut në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës.
Segmenti i rrugës që do të jetë i bllokuar është rreth Bashkisë së Tiranës në bulevardin kryesor. Policia ka rekomanduar si rrugë alternative Unazën e Madhe dhe Unazën e mesme.
Protesta vjen disa javë pas arrestimit të 3 ish drejtorëve të Bashkisë së Tiranës Mariglen Qato, Redi Molla dhe Taulant Tushe, ky i fundit i arrestuar më herët edhe për dosjen e inceneratorëve, për abuzim me tendera duke favorizuar kompaninë “5D” që vetë drejtonin.
Gjithashtu 6 zyrtarë të tjerë u lanë në detyrim paraqitje.