“Nga 500 mijë lek deri në 8 vite burg për…”, psikologia tregon masat që duhen marrë për ndalimin e shitjes së duhanit të miturve: Prindërit faktori kryesor, kemi fëmijë që e pijnë cigaren që në moshën 10-vjeç

by editor

Psikologia klinike Arbiola Halimi deklaroi se të miturit kanë filluar përdorimin e duhanit për shkak të mentalitetit.

Advertisements

E ftuar në një emision televiziv, për të diskutuar në lidhje me draftin për ashpërsimin e masave kundër duhanit, Halimi u shpreh se prindërit duhet të ndërgjegjësojnë fëmijët mbi dëmet që sjell në shëndet pirja e duhanit.

Advertisements

“Rrugët alternative nuk i ke i studiuar si e siguron adoleshenti duhanin.

Ka persona të cilët afrohen te adoleshentët për t’iu ofruar mundësitë si të blejnë duhan. Është shumë serioze kjo çështje sepse duhani në adoleshencë, është fillimi i përdorimit të substancave të tjera.

Kemi mosha 10-vjeç e më pak të cilët kanë filluar përdorimin e duhanit. Nuk mund ta ekspozosh fëmijën me cigare, sepse aty fillon stimulimi, e ngacmimi i parë.

Kemi minoren që pinë duhan në ambiente të hapura. Sapo dalin nga shkollat janë duke konsumuare duhan dhe nuk kanë frikë se dikush mund t’u thotë se kjo nuk është e lejueshme.

E para fillon me një lloj edukimi. Ti informojmë adoleshentët për dëmet, sepse shohin vetëm trendin e momentit”, tha Halimi.

Drafti parashikon forcimin e masave ndëshkuese për personat që ofrojnë cigare elektronike, duhan apo dhe puro për të rinjtë nën 18-vjeç. Drafti parashikon gjithashtu gjoba nga 500 mijë lek deri në 8 vite burg dhe nëse shitja e paligjshme shkakton vdekje dënohen me 16 vite burgim.

You may also like