Sulmet e Metës ndaj SPAK, PD bën deklaratën e fortë: Një mi inkubatorësh që ka qenë spiun i diktaturës enveriste

by editor

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka qenë kryefjalë e aktualitetit në vendin tonë për shkak të retorikës së tij të pazakontë e të ashpër drejtuar SPAK-ut dhe kreut të këtij institucioni, Altin Dumanit.

Advertisements

Sot, Meta ka mbledhur Komitetin Drejtues të PL-së. Në lidhje me këtë zhvillimin por për veprimtarinë në tërësi të Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë, i ftuar në një studio televizive, për të diskutuar ishte Azgan Haklaj, anëtar i Kryesisë së PD-së.

Advertisements

Duke e quajtur si spiun të diktaturës enveriste, anëtari i Kryesisë së PD-së deklaroi se Meta parandjen se edhe ai do të “ngecë” në rrjetën e hetimeve të SPAK.

“Meta e ndjen se çfarë do t’i ndodhë. Meta është një mi inkubatorësh të diktaturës apo shërbimit të sigurimit të shtetit sepse Meta është një spiun qysh në Qytet Studenti, është një spiun 50-lekësh. Madje u tall dhe televizioni i Sali Berishës me zotin Meta mbrëmë”,-tha Haklaj.

“Është aleancë e hallexhinjve: Meta, Berisha, madje dhe Rama në prapaskenë i mbështet sepse Ramës i intereson që këta të godasin SPAK-un”,-theksoi ai.

Ndër të tjera, Haklaj foli me superlativa për kreun e SPAK-ut, duke e cilësuar si një magjistrat profesionist dhe të ndershëm.

“Ka qenë prokuror në Tropojë në momente dhe ka treguar përgjegjshmëri të lartë qytetare, profesionalizëm, guxim, kurajo dhe ndershmëri të jashtëzakonshme”,-deklaroi ai.

“Absolutisht është një prokuror i pastër”,-nënvizoi Haklaj.

You may also like