Luana Cammalleri dhe Pietro Ferrara janë dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Assize e Palermos, për vrasjen e bashkëshortit të 36-vjeçares dhe zhdukjes së trupit të saj.
Advertisements
Dy të dashuruarit shpallën fajtorë për vrasjen fermerit 38-vjeçar, Carlo Domenico La Duca, që u zhduk në vitin 2019 dhe trupi i të cilit ende nuk është gjetur.
Advertisements
Në leximin e aktgjykimit ishin të pranishëm dy të pandehurit, të cilët u arrestuan në mars të vitit 2022.
Luana Cammalleri ishte hetuar edhe në të kaluarën për kërcënime ndaj vjehrrës së saj. Carlo Domenico La Duca u zhduk pikërisht të nesërmen e seancës që u mbajt ndaj gruas së tij.
Nëna e fermerit kishte ngritur padi ndaj 36-vjeçares duke e akuzuar nusen e saj se gjatë një debati i kishte shtrënguar qafën me kabullin e telefonit.
Zhdukja e fermerit në 2019
Luana Cammalleri dhe Carlo Domenico La Duca ishin drejt ndarjes, por në momentin e zhdukjes së tij ata jetonin ende së bashku, në një fermë në Cerda, në zonën e Palermos.
Zhdukja e La Duca u raportua nga familja e tij, e cila bëri një kallëzim më 31 janar 2019.
Misteri i trupit që nuk u gjet kurrë
Fermeri ishte larguar nga shtëpia në orën 08:07 për të shkuar në Cinisi, ku e priste partnerja e re, me të cilën duhej të kalonte fundjavën.
Por para se të mbërrinte ai u ndal në tokën në pronësi të Pietro Ferrar, në Ciaculli. Dhe sipas prokurorëve ai është vrarë pikërisht. Se si dy të pandehurit e kanë larguar trupin më pas, mbetet një nga misteret e gjyqit.
Udhëtimi me makinë dhe motivi janë të paqarta
Intinerari i makinës së La Duca, një Volkswagen, u zbulua falë GPS: makina u gjet përmes Salvatore Minutilla në Cardillo. Dhe personi i fundit që ka parë viktimën ishte vetë Ferrara.
Në orën 10:48, mjeti i La Duca u largua nga ferma, por sipas prokurorëve, 38-vjeçari ishte tashmë i vdekur dhe makinën po e ngiste Ferrara.
Volkswagen e ndiqte, me një Fiat Punto të bardhë, Luana Cammalleri, ish-bashkëshortja pjesëmarrëse në krim, motivi i të cilit ende nuk është i qartë.