Mëngjesin e sotëm, një ngjarje e rëndë është regjistruar në Sliema të Maltës, ku një çati është shembur, e për pasojë një punëtor i cili mbeti i bllokuar nën rrënoja, fatkeqësisht u gjet i vdekur.
Advertisements
Policia u informua për një incident ku u shemb një çati në një rezidencë në kryqëzimin St Ignatius, ku dy punëtorë po kryenin punime në ndërtesë.
Advertisements
Policia së bashku me anëtarët e Departamentit të Mbrojtjes Civile dhe një ekip mjekësor nga Mater Dei, mbërritën në vend për të ndihmuar të dëmtuarit.
Dy punëtorët u identifikuan me kombësi shqiptare.
Një nga punëtorët arriti të dilte vetë dhe u dërgua në Mater Dei për trajtim të mëtejshëm, por natyra e lëndimeve të tij ende nuk dihet.
Fatkeqësisht, punëtori tjetër u gjet i vdekur nën rrënoja.