Ujëvara e Sotirës destinacioni i pranverës, turistja: E mrekullueshme! Kryebashkiaku i Gramshit: Së shpejti nis asfaltimi i rrugës

by editor

Me financim të qeverisë së shpejti do të nisë asfaltimi i rrugës që lidh Gramshin me Beratin, duke i dhënë zhvillim turizmit malor, ku destinacioni kryesor është ujëvara e Sotirës. Lajmi u bë i ditur nga kryebashkiaku i Gramshit, Besian Ajazi teksa promovoi resurset natyre të zonës.

Advertisements

Ujëvara e Sotirës është një nga vendet më të bukura natyrore të Shqipërisë, e cila në periudhën e pranverës tërheq mjaft turistë. Vizitorët e parë të këtij viti, shprehen se është një destinacion i mrekullueshëm.

“Është një destinacion ndoshta që nuk është promovuar aq shumë sa duhet, por sot është momenti që ne ti bëjmë thirrje sa më shumë të vijnë ta vizitojnë, sepse është me të vërtetë një atraksion turistik i mrekullueshëm”, shprehet turistja.

You may also like