Zbulohet e vërteta e jetës private të Egla Cenos: Ja pse aktorja fsheh lidhjen me italianin

by editor

“Unë kam një dashuri shumë të madhe jashtë shtëpisë”, ishte deklarata e Egla Cenos që nxiti dyshimet e publikut që aktorja është në një lidhje jashtë “BBVIP”.

Advertisements

Ndonëse konkurrentja nuk tregoi më shumë për mashkullin që dashuron, Ronaldo Sharka zbuloi detaje për të dashurin e Eglës.

Advertisements

Ronaldo tha se ai e njeh partnerin e aktores, ndërsa tregoi se ai merret me muzikë.

“Po ka një partner. S’do them emra se është e drejta e tyre ta bëjnë pubike apo jo. Është artist dhe po merret me muzikë. Është i lezetshëm, interesant ishte”, tha Sharka. “A është shqiptar?”, e pyeti moderatorja, megjithëse Ronaldo e anashkaloi pyetjen.

Aktorja ia ka dalë që për gati 3 muaj të shndërrohet në një ndër personazhet më të komentuara të kësaj loje, duke u pozicionuar shpesh edhe si antagoniste. Ndonëse gjithnjë aktive, të rralla kanë qenë rastet kur ajo ka folur për jetën private, duke preferuar që të lërë gjithçka private.

Javë më parë, mediat shkruajtën se në gjendjen e saj civile, aktorja rezulton e martuar, por lajmi nuk vijoi më tej, duke lënë gjithçka një enigmë. Por, duket se vëllai i saj shtoi më shumë dyshimet, kur tha se martesa e së motrës ishte vetëm për letrat, duke ç’orientuar disi publikun.

“Nuk është e martuar, për të fituar letrat në Itali ka qenë në martesë fiktive nuk jam shumë i sigurt po nuk është e martuar, një mik i ngushtë është ofruar ta ndihmojë unë e di që motrën e kam të pamartuar, nuk e di si figuron në gjendje civile po e di që nuk është e martuar…Më kujtohet është një mik i ngushtë në fillimet e saj kur ka filluar letrat … me sinqeritetin më të madh do ishte injorancë e madhe që vëllai nuk do dinte diçka… jemi njerëz të lirë të themi çfarë duam…”, u shpreh i vëllai i Eglës, duke hedhur poshtë zërat se martesa në fakt ishte reale.

Por, duket se në fakt Egla është mëse e lumtur me martesën e saj, ku partneri që ka në krah është edhe mashkulli që ia ka marrë zemrën.

Ajo dhe Francesco, i cili është italian, prej disa kohësh janë në një lidhje jo vetëm për shkak të letrave, por edhe prej ndjenjës që i bashkon.

Miqtë e afërt e dinë tashmë lidhjen e fortë që ajo ka me Francescon, ashtu edhe si dinë dëshirën e Eglës për ta mbajtur këtë histori sa më larg syrit të publikut.

You may also like