Nga shtatzënia, tek armiqësitë e krijuara në “Big Brother Vip”, rrëfehet Sara Gjordeni

by editor

Sara Gjordeni dhe Bardhi do të bëhen prindër për herë të parë. Modelja dhe këngëtari kanë zbuluar lajmin në një video në rrjetet sociale, ku Bardhi shfaqet duke puthur barkun e partneres.

Advertisements

“Dritë, mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mireëse dashuria e fortë nuk pyet për asnjë lloj sfide”, shkruan Sara Gjordeni në mesazhin drejtuar foshnjës që mban në bark. Ndërsa këngëtari komentoi: “Sara Gjordeni nana e fmijve të mi”.

Advertisements

Në një postim në “InstaStory”, ish-misi ka zbuluar se është vetëm 4-javëshe shtatzënë dhe se ndanë lajmin me ndjekësit për shkak të gëzimit të madh. Sara Gjordeni u shpreh se nuk do të ketë një rikthim për të dhe Bardhin në shtëpinë e BBV, duke shtuar se “kemi fituar më shumë se fituesi real i këtij edicioni”.

Modelja theksoi se shtëpia e BBV i forcoi lidhjen me Bardhin “prej të cilës po krijohet një frymë tjetër”, duke kërkuar që të respektohet ky moment i tyre.

“Vetëm 4 javë që drita jonë është mes nesh, por gëzimi ishte aq i madh sa të dy donim ta ndanim me dashamirësit tanë sa më shpejt, e të gëzonim ato zemra që aq fort besuan te ne e na mbështetën në çdo hap. Urojmë të kuptoni tërheqjen tonë sado të pakët nga rrjetet dhe emisionet këto kohë. Sidomos timen. Kjo lumturi kaq e madhe për ne është edhe arsyeja përse nuk do të kemi një rikthim në ‘Big Brother’. Mendojmë se kemi fituar SHUMË më tepër edhe se fituesi real i këtij edicioni. Ajo shtëpi na forcoi lidhjen e njëri-tjetrit, prej së cilës sot po krijohet një frymë tjetër. Pjesa tjetër urojmë të respektojnë këtë momen,t i cili per ne, në fund të ditës mbetet një tjetër emocion i madh për t’u procesuar mes një vorbulle emocionesh të tjera”, shkruan Sara Gjordeni.

Të shumta kanë qenë edhe reagimet në rrjet në lidhje me lajmin e shtatëzanisë, ku shumë personazhe e kanë uruar. Nga ana tjetër, vetë Sara është shprehur se këtë periudhë do të qëndrojë me tërhequr, ku edhe do të shijojë pritjen e ëmbël. Megjithatë, në një intervistë të ditëve të fundit, modelja ka komentuar edhe lojën e “Big Brother”, duke zbuluar preferencat dhe hatërmbetjet e saj.

Ish-banorja tregoi për humbjen e babait, teksa u shpreh: “U mërzita për momentin që ndodhi. Unë kam qenë në tentativa për ta kontaktuar që prej shtatorit të 2023. Ne nuk jemi takuar kurrë. Gjëja më e trishtë ishte të dëgjoja zërin e tij për herë të parë në atë intervistë. Do doja të kishte disa kundër deklarata. Por, ai nuk mohoi asgjë, ai doli të ofendonte. Më lëndoi. E kontaktova edhe para edhe pas asaj interviste dhe ai ka zgjedhur prej muajsh të mos përgjigjej. Le të jetë ky një leksion për marrëdhëniet prind-fëmijë…”

Ndërkohë, teksa komentoi afrimitetin mes Meritonit dhe Françeskës, Sara tha: “Mendoj që Meritoni duhet të repsektonte porosinë e vetme të Bardhit. Ata janë miq dhe jashtë. Bardhi i ka kërkuar të lutem ma nxirr Françeskën, ndërkohë ai është afruar me atë. Unë dhe Bardhi e kemi parë me skepticizëm jashtë. Na ka habitur ky qëndrimi i Meritonit… Përveç kësaj nuk e shoh Françeskën as në gjysmëfinbale, as në finale…”. E pyetur për finalistët sipas saj, Sara u shpreh: “Sipas meje, të sigurt në finale janë Meritoni, Juli, Heidi, Romeo, Egla. Jam midis dy lojtarëve të preferuar. Janë Jul Deda dhe Heidi. Do doja shumë që ta fitonte një vajzë, ta fitonte Heidi këtë edicion… Nuk e shoh fituesen te vajzat e tjera. Sigurisht Egla është e fortë, por e kanë penalizuar disa veprime”.

Skeptike është shprehur edhe për çiftin Romeo-Heidi: “Heidi që e përmend gjatë gjithë kohës jetën në Milano… Janë shumë të lezetshëm, dëshira ime është e madhe për të dy, por nuk i dihet…”, u shpreh Sara.

You may also like