“Më censuruan!”- Ndërpreu garën në BBV, Jetmir Salaj akuza produksionit: Isha në një trysni psikologjike të tmerrshme! Nuk më lejuan të bëja lojën time

by editor

Jetmir Salaj, ka bërë reagimin e parë pasi ndërpreu garën e tij në “Big Brother VIP 3”, duke akuzuar produksionin se e kanë cencuruar.

Advertisements

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ish-banori shprehet se sipas tij, i është mohuar një e drejtë ekzistenciale, që ai të vendoste vetë se si do ta luante lojën në shtëpi.

Advertisements

Ndër të tjera ai thekson se vendosi të largoje nga loja, “nën kushtet e një trysnie psikologjike të tmerrshme”.

“Të dashur miq, siç ju e patë edhe në Prime-n e kaluar, mua mu mohua një e drejtë ekzistenciale, pasi në të gjithë të drejtën e botës, qoftë edhe të këtij formati, me rregulla dhe me rregullore po deshët, nuk mund t’i mohohet e drejta një lojtari të vendosë të bëjë lojën si ta dojë ai.

Në vazhdën e të drejtave të mohuara, të para gjithmonë në opinionin dhe perceptimin tim, unë ndjeva një censurë ndaj meje dhe nën kushtet e një trysnie psikologjike të tmerrshme, vendosa të largohem nga loja. Nëse juve ju duket që gjykimi i “Big Brother” është i drejtë, atëherë kjo është Shqipëria tjetër”, thotë ai.

Kujtojmë se gjatë spektaklit, një natë më parë, Jetmiri tha se ka vendosur që të mos largohet nga gara. Ai tha se do ta vijonte qëndrimin në shtëpi, por pa folur me banorët.

“Kam marrë një vendim të habitshëm, kam vendosur që këtë respekt që më është dhënë nga ju dhe publiku ta vazhdoj këtë rrugëtim, por pa folur me banorët”, tha ai.

Por, Vëllai i Madh nuk e pranoi vendimin me kusht të Jetmirit, kështu që ai ndryshoi mendje dhe vendosi të ndërpriste garën përfundimisht.

Në studio,ai tha se iu bë qyqi publik, por pa dhënë detaje se për çfarë e kishte fjalën.

“Të gjitha veprimet e mia kanë ardhur në proporcion të asaj që kam ndjerë. Kam protestuar në mënyrën time që ajo që bëhet nuk është e drejtë, preferova të largohen. M’u bë gjyq publik. E mira vendimin, falemindrit për mundësinë”, tha ai.

You may also like