Kryeministri Edi Rama ka vizituar ditën e sotme shkollën 9-vjeçare “Demokracia”, që është hapur në Valias të Ri.
Advertisements
Gjatë inspektimit të ambienteve të shkollës, kreu i qeverisë ka shkëmbyer batuta me një nga mësuesit.
Advertisements
“Është një mrekulli kryeministër që është bërë këtu, një investim nga duart tuaja”, i drejtohet një arsimtar.
Jo nga duart e mia, investimin e ka bërë qeveria”, iu drejtua Rama.
“Edhe kryeministri ka ardhur në Kamzë…”, shtoi mësuesi.
“Ka ardhur edhe përpara kryeministri, por ia fusnin dy gishtat në sy, përfundoi Rama.
Ndërkohë, kreu i qeverisë gjatë inspektimit ka konstatuar se vajzat e shkollës ishin më të gjata se sa djemtë.
“SAi shpjegohet që gocat në Kamëz janë më të gjata se djemtë, si shpjegohet”, pyet Rama, duke shtuar se “Gocat e Kamzës janë yje, edhe në volejboll, basketboll, mësime e të gjitha”. Ndërsa një nga nxënëset iu përgjigj se: “Ndoshta kjo është arsyeja pse jemi më të gjata, se jemi yje”